Nga parajsa në purgator, mësohet ultimatumi i vendosur te Tirana









Tirana është në krizë pikësh dhe rezultatesh. Jashtë Kupës dhe vendi i dytë një pikë larg. Tirana kalon nga parajsa në purgator.

tirana derbi

Tirana mund të shkonte nëntë pikë nga vendi i dytë nëse mundte Kukësin dhe Skënderbeun, por jo. Fati nuk është me ta. Tirana tani është një pikë larg vendit të dytë. Nga tani e në vazhdim duhet të fitojë që të mos humbasë kreun që e mban prej javës së katërt.

Bardheblutë duhet të luajnë në transfertë me Egnatian dhe në shtëpi me Kastriotin para se të nisin turin e tmerrshëm të forcës me të gjitha skuadrat pretendente e duke e mbyllur 2021-in me derbin ndaj Partizanit.

Në kushtet ku Tirana humbi dy pikë në Korçë, drejtuesit e skuadrës i kanë kërkuar ekipit që ka si detyrim të marrë gjashtë pikë në dy ndeshjet e ardhshme.

Ky është një qëllim i vënë edhe nga Shehi, që në këtë fazë të dytë duhet të përsërisë fazën e parë. Nëse merr sërish 20 pikë, ka bërë pothuajse gjysmën e punës dhe Tirana mund të shpallet kampione. Për të marrë titullin, skuadra fituese ka grumbulluar 65 deri në 70 pik.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.