Nga “Partizani”, te dosja e “21 janarit” dhe hetimi i Ahmetajt, kreu i SPAK flet për çështjet më të “nxehta”

nga partizani te dosja e 21 janarit dhe hetimi i ahmetajt kreu i spak flet per ceshtjet me te



































VALENTINA MADANI/ Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në takimin informal me gazetarët, u shpreh se Prokuroria e Posaçme është në pritje të përgjigjes për kërkesën për ekstradim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

altin dumani

Altin Dumani përmendi se procedura zgjat, ndërsa nuk pranoi të komentojë nëse Ahmetaj ka bërë kërkesë për azil.

“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, – tha kreu i SPAK. I pyetur në lidhje me ekstradimin e Arben Ahmetajt, ai tha se SPAK është në pritje nga autoritetet zvicerane. Dumani komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3.

“Ne kemi procedime për inceneratorët dhe këto deklarata janë duke u verifikuar në kuadër të këtyre procedimeve”, – u shpreh Dumani. Lidhur me akuzat e ish-zyrtarit të PS-së në emisionin investigativ “Reporter” të “Rai3”, Altin Dumani theksoi: “Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”.

Dumani është pyetur në lidhje me hetimet për kompleksin “Partizani” dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kreu i SPAK theksoi se ndaj ish-kryeministrit Berisha ka pasur një hetim pasuror. “Janë bërë hetimet pasurore për Berishën”, – është shprehur Dumani.

Mbi dosjen për kompleksin “Partizani”, Dumani tha se ajo do të dërgohet në gjykatë sapo të përfundojnë hetimet. “Janë grumbulluar të gjitha provat dhe ajo qe dihet është që është çështje nën hetim”, u shpreh ai. SPAK do të regjistrojë procedim penal për çështjen e “21 janarit”. Këtë e bëri të ditur kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë një diskutimi me gazetarët, ku tha se ky procedim penal është detyrim që vjen nga vendimi i Gjykatës së Lartë.

“Gjykata e Lartë na ka detyruar të regjistrojmë procedimin penal dhe ne do ta regjistrojmë aspo të sillen aktet në prokurori”, – tha Dumani.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, konfirmoi se ka hetim për dekonspirime të operacioneve të SPAK.

“Ka hetime për dekonspirim të operacioneve tona”, – theksoi Dumani gjatë takimit me gazetarët. Ndërkohë, ai bëri gjithashtu me dije se sot mbyllet gara për drejtues të BKH dhe përsëriti thirrjen që të rritet numri i hetuesve në këtë institucion.

“Sot mbyllet gara për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.  Ndërkohë, i qëndrojmë kërkesës tonë për shtimin e numrit të hetuesive te BKH, pasi tani ligji na dikton që ne të zhvillojmë edhe përgjime parandaluese. Një grup i hetuesive do të shkojë sërish aty dhe ne na ulet numri i hetuesive që na duhen për veprimet tona hetimore për çështjet që kemi në zhvillim e sipër”, – u shpreh z. Dumani.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, shprehu keqardhjen për vdekjen e 63-vjeçarit, Pal Trashaj, i cili piu fostoksinë para dyerve të SPAK më 2 Korrik, pas mashtrimit me mikrokreditë. Kreu i SPAK theksoi se nuk kanë në kompetencë hetimin e rasteve të qytetarëve të mashtruar me mikrokreditë. Dumani theksoi se në lidhje me këto mashtrime është vetëm një çështje e regjistruar.

“Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret. Nuk bëj komente. Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, ligji na e ka përcaktuar qartë”, tha Altin Dumani.

Ai nuk bëri asnjë koment në lidhje me akuzat që janë drejtuar ndaj tij nga ish presidenti Ilir Meta, për të cilat tha se nuk e shqetësojnë. Ndërsa nuk dha një përgjigje se në çfarë statusi po hetohet çifti, Meta -Kryemadhi. Sa i takon hetimit të dosjes së microkredive drejtuesi i prokurorisë së Posaçme tha se në SPAK ka një hetim, por jo për denoncimet e qytetarëve, por të personave që janë subjekt i kësaj strukture.

Ai nuk dha asnjë koment kur u pyet për ‘Dosjen 5D’, ku 3 ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës janë në burg pasi akuzohen për korrupsion. Kreu i SPAK iu përgjigj edhe interesit të SPAK, për dosjen ‘Xibraka’, për të cilën kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit. Dumani u shpreh se ka nisur një hetim për këtë dosje, e cila është rihapur, por sqaroi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka asnjë kallëzim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts