“Nga PD janë larguar vetëm ata që nuk kanë pranuar rezultatin e votës”, Berisha: Kryetari i Partisë Demokratike në të ardhmen do të ketë vendimarrje të kufizuar









Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë një interviste të dhënë për emisionin Zonë e Lirë se Komisioni i Rithemelimit do të bëjë hapjen e partisë Demokratike drejt figurave të reja për të sjellë ndryshimin e dëshiruar nga shqiptarët.

sali berisha

Ai shtoi se statute i Kuvendit të 11 dhjetorit bën që vendimarrja e partisë të mos jetë në dorën e kryetarit por të jetë kolegjiale në bazë të organeve të partisë.

“Gjatë historisë së Partisë Demokratike janë larguar ata që nuk kanë pranuar rezultatin e votës. Por me statutin e ri do të kemi një dimesion tjetër që do të shtrihet nga anëtari i partisë deri te kryetari i Partisë Demokratike. Kryetari do të ketë kompetenca më të kufizuara në vendimarrje. Vendimarrja do i kalojë Kryesisë dhe organeve të tjera të cilët nuk do të jenë në varësi të kryetarit por të zgjedhur nëpërmjet votës. Statuti është një rikthim i vlerave demokratike.

Partia Demokratike do të jetë e hapur ndaj vlerave më të mira të shoqërisë civile dhe botës akademike në Shqipëri dhe jashtë saj. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që emigracioni shqiptar të jetë pjesë e jetës ekonomike dhe politike. Ndryshimi duhet të jetë kryefjala jonë për shqiptarët.

E kërkojnë shqiptarët dhe ne duhet të hartojmë dhe programojmë me të gjithë elementët njerëzor, të paraqesim përpara shqiptarëve ndryshimin që ata duan. Problemi është se ndryshimi nuk sillet me 2 apo 3 persona. Ndryshimi ka të bëjë me një qëndrim ndaj normave dhe demokracisë. Nuk mund të ndërtoj shtet ligjor një parti që shkelmon statutin e saj. Këtu hapja e partisë drejt think-tankeve drejt grupeve përbën një domosdoshmëri që të realizojë programin e tyre”, tha Berisha.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.