Nga përballja me Bejlin te marrëdhënia me Fonsekën, rrëfimi i Kumbullës: Nuk më besohet ende, është si një ëndërr…






Marash Kumbulla bëri një hap të madh në verën e kaluar, teksa ndryshoi ekip, duke kaluar nga Helas Verona te Roma. Në një intervistë të dhënë për “Goal.com”, Kumbulla ka thënë se nuk e kishte të vështirë të bënte zgjedhjen për të ardhmen e tij. Gjithashtu ai është shprehur se është i ngazëllyer për përballjen me Bejlin, ndërkohë që ka folur edhe për trajnerin e ri të Romës, duke thënë se ende nuk i besohet se do të drejtohet nga Murinjo.

kUMBULLA56

PËRBALLJA ME BEJLIN– Unë jam shumë i ngazëllyer që do luaj përballë Bejlit. Uellsi ka shumë lojtarë të talentuar, është një ndeshje që do ta ndihmojë Shqipërinë të rritet. Unë me të vërtetë po pres të përballem me Bale. Jam gjithmonë i lumtur kur luaj kundër kampionëve të mëdhenj, sepse kjo më ndihmon të fitoj më shumë përvojë.

LUKAKU DHE RONALDO– Kur jeni në fushë nuk mendoni se luani kundër tyre, sepse duhet të jeni të përqendruar në lojë. Pastaj, kur e ktheni filmin, është një ndjenjë e çuditshme, por e mirë. Që kur isha i vogël, i shihja ato duke luajtur për ekipet më të mira. Kështu që, loja kundër tyre është e çuditshme, por më bën shumë të lumtur.

KALIMI TE ROMA- Unë u kënaqa, sepse shumë ekipe të forta më donin, por kur dëgjova se Roma ishte e interesuar, vendimi u bë më i lehtë. Brenda pak orësh kisha vendosur të shkoja në Romë dhe isha i lumtur për këtë.

MARRËDHËNIA ME FONSEKËN- Unë kisha një marrëdhënie të mirë me Fonseka, padyshim që doja të luaja më shumë, por kur je në një ekip shumë të mirë, me lojtarë shumë të talentuar, ndonjëherë është e vështirë të gjesh hapësirë.

marash-kumbulla-roma-jose-mourinho-gfx_12xd46cg6vjr516579yceul4rh

MURINJO TE ROMA- Ende nuk mund ta besoj. Është si një ëndërr që të stërvitesh nga Mourinjo. Trajneri i ri do të jetë një arsye tjetër për t’u përmirësuar dhe rritur shumë më tepër. Unë ende nuk kam folur me të, por e di që do të flas kur të arrijë në Romë. Do të jetë një përvojë e pabesueshme. Gjëja më e rëndësishme që Mourinjo do t’i sjellë Romës është mentaliteti fitues. Të gjithë e dinë se ai ka fituar diçka në çdo skuadër që ka menaxhuar. Unë do të mësoj shumë gjëra taktike dhe teknike prej tij, por gjëja më e rëndësishme është mentaliteti fitues.

EUROPIANI- Unë do t’i shikoj të gjitha ekipet. Nuk jam i sigurt se kush do të fitojë, sepse ka shumë ekipe të forta, por shpresoj që Italia të triumfojë, sepse është si atdheu im i dytë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *