Nga Polonia në Spanjë, fermerët e Evropës përshkallëzojnë protestat

22:59 09/02/2024

Fermerët e Evropës kanë rritur protestat kundër masave të BE-së dhe rritjes së çmimeve me rrugët e bllokuara në Poloni, Hungari, Spanjë dhe Belgjikë.

Në Poloninë Perëndimore rreth 1,400 traktorë u vendosën në kuadër të protestës në Poznan dhe rrugët u bllokuan në të gjithë vendin. Për të katërtën ditë radhazi, traktorët ndërprenë trafikun në disa rajone spanjolle. Fermerët në Poloni dhe Hungari kanë ankesa se Bashkimi Evropian nuk po bën mjaftueshëm për të ndalur importet e lira nga Ukraina duke nënvlerësuar prodhimin vendas. Ata duan që BE të rivendosë një kërkesë për kamionistët ukrainas për të marrë një leje për të punuar në 27 shtetet anëtare.

Në Poloni, linjat e traktorëve, shumë që mbanin flamurin polak, u shfaqën në rrugë në 256 zona, duke bllokuar trafikun dhe duke detyruar policinë të organizonte devijime. Ndërkohë, qindra fermerë hungarezë u mblodhën me traktorët e tyre në vendkalimin kryesor kufitar me Ukrainën në Zahony, të premten, duke iu bashkuar protestave në mbarë Evropën për herë të parë. Fermerët hungarezë ndajnë shumë nga shqetësimet e homologëve të tyre gjetkë, si çmimet e larta të plehrave dhe importet e lira të drithit, produkteve të qumështit, vezëve dhe mishit ukrainas.

Në Spanjë, fermerët mbyllën rrugët për të katërtën ditë në disa zona, duke bllokuar trafikun në qytete të mëdha si Bilbao, ku 100 traktorë u drejtuan në qendër në kolona. Banorët në Pamplona u zgjuan dhe gjetën dhjetëra traktorë të parkuar në dy kolona në qendër të qytetit, ndërsa një autostradë në Toledo u ndalua dhe qindra traktorë bllokuan hyrjen në zemër të qytetit historik.

Në Greqi, fermerët kanë kërkuar çmime më të ulëta të energjisë elektrike, naftë pa taksa dhe ushqim të subvencionuar të kafshëve, si dhe ndryshime në rregullat mjedisore të BE-së. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të takohet me krerët e fermerëve të martën e ardhshme, por qeveria ka këmbëngulur se rrugët duhet të mbeten të hapura.

Ndërkohë, fermerët në Itali dhe një paradë me traktorë do të qarkullojë rreth unazës së autostradës së Romës të premten në mbrëmje, por një tubim i madh me traktorë në Piazza San Giovanni qendror është anuluar për të mos mërzitur publikun.

Në fillim të kësaj jave, Komisioni Evropian rekomandoi që emetimet neto të ulen me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 2015, por hoqi planin e tij të Marrëveshjes së Gjelbër për të përgjysmuar përdorimin e pesticideve në të gjithë BE-në. Fermerët janë ankuar se prerja e pesticideve do të dëmtojë të korrat e tyre dhe do të rrezikojë prodhimin e ushqimit./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts