Nga rritja e çmimit të bukës tek energjia/ Rama e përsërit: Ja kur do jemi eksportues neto. Përgjigja për PD: Ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë








Kryeministri Edi Rama duke folur për krizën e cmimeve të energjisë, e përsëriti edhe sot në Kuvend se Shqipëria do të jetë eksportuese neto e energjisë, brenda kësaj dekade.

Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, kryeministri tha “ju s’drejtoni dot veten tuaj jo të drejtoni Shqipërinë”.

“Këto historitë me ulje TVSH e subvencioone, ca do të thotë kjo, se dikush duhet ti paguajë? Ju e keni gjetur zgjidhjen, a po, hajdutët ologarkët, koncencionet, di da da da, këto vlejnë për veshët e atyre që ju besojnë pa mendje, mund tua thoni por ata s’janë shumicë dhe s’kanë për tu bërë shumicë, shumica dëgjon me mendjen e vet nuk dëgjon ca tha pengu e pengmarrësi”, u shpreh Rama.

Deklarata e Ramës:

Kjo ska lidhje me cmimin e bukës se po ju njoftoj që sot furrat e bukës që kur erdhëm ne në qeveri energjinë e marrin me cmim preferencial, që ta dini ju, rritja e cmimit të bukës s’ka lidhej fare me konjukturën ndërkombëtare dhe me bursën.
Mbase po të ishim në kohën e vendit të mbyllur as virusi s’do kishte hyrë dot këtu brenda se as dilte njeri jashtë as vinte njeri nga jashtë.

Sa për krizën energjetike, e para ne nuk kemi sot një kapacitet të atillë prodhues që të sigurojmë sovranitetin e plotë dhe për këtë po punojmë, se kur ka shumë shi, ne jo vetëm nuk mbledhim rezerva, por sic bënit ju në të shkuarën e për fat të keq duhet të bëjmë dhe ne se nuk bëtë dot asgjë për të ndërtuar Skavicën, të detyruar që kur ka reshje përtej normës hapim portat e ti hedhim mbi fushat e prodhimit që ato të ardhura duhet ti kishim për ditë të vështira.

Ne kemi sot dy parqe në kantier me energji diellore, po hapim dhe kantierin e energjisë së erës, Skavica ka nisur puna por dhe për tecin e Vlorës që e latë gërmadhë për ta kthyer portë të hyrjes së gazit të lëngshëm nga SHBA.

Brenda kësaj dekade ne do jemi eksportues neto të energjisë dhe atëherë po s’do jemi më të varur se ca ndodh lart e poshtë.

Megjithatë ajo që kam thënë se zgjedhja ime është të respektoj inteligjencën e këtij poullit, i juaji jo e rezultati duket në fund, kam thënë kjo është situata, sic nuk e kemi lënë poullin vetëm as për tërmetin as pandeminë nuk do e leme as per ketee krize. Mos u ngutni ti thoni se do rrisë cmimin gogoli se do dilni keq, do dilni shumë keq.

Mohimi i krizës aleanca me virusin, tërmetin, virusin dhe krizën energjetike nuk ju bën alternativë, se po të ishit, ishit një zgjedhje e mundshme nuk zgjidheni dot se shqiptarët s’janë budallenj sic i tajtoni ju kur dilni e fisni këtu a thua sikur nuk keni qeverisur, sikur keni ardhur nga hëna,

Flisni ju për eneregjinë, vetëm për energjinë ju duhet të bëni moratorium heshtje për një gjeneratë se një gjeneratë e futët në gropë ju kur për vota mbyllnit sytë kur gjysma vidhte gjysmën tjetër, keni lënë gropën më të madhe në historinë e planetit ju në sektorin energjetik.

Si u bëka kapërcim epokal duke ju pasur edhe ju në kurriz që reformën për të ndaluar vjedhjen nuk mbështetët e mbushët miletin me llafe që të fusin në burg kush s’paguan, asnjë s’është futur në burg se s’ka paguar, mospagesa sjell këputjen, vjedhja të con në burg patjetër se është mall, nuk është nga Perëndia por puna e kostoja.

Këto historitë me ulje TVSH e subvencioone, ca do të thotë kjo, se dikush duhet ti paguajë? Ju e keni gjetur zgjidhjen, a po, hajdutët ologarkët, koncencionet, di da da da, këto vlejnë për veshët e atyre që ju besojnë pa mendje, mund tua thoni por ata s’janë shumicë dhe s’kanë për tu bërë shumicë, shumica dëgjon me mendjen e vet nuk dëgjon ca tha pengu e pengmarrësi.

Shumicën mos e tallni në inteligjencën e vet. Jam i bindur që ju habiteni se si zgjoheni gjithmonë ditën e nesërme të zgjedhjeve dhe jeni prapë të mundur,  e kërkoni arysen në forca mbinatyrale e nëntokësore, arsyeja ca mbillni ju këtu në 4 vjet shkoni e korrni atje, cdo pështymë që hidhni këtu e cdo tallje që i bëni këtu inteligjencës mbilleni e shkoni korreni atje.

Ne jemi ketu per debat, patjetër të zjarrit sa të doni por os u merrni me persona, i qepeni njërit e kap tjetrin e shaj, sa më shumë të merreni e persona aq më pak do korrni atje, ju s’drejtoni dot veten tuaj jo të drejtoni Shqipërinë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *