Nga rritja e numrit të viktimave, te sulmet e pandërprera nga Izraeli, çfarë po ndodh në Gaza

Dramatike paraqitet situata në Gaza, ku ushtria izraelite po vijon sulmet në terren. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se më shumë se 400 qytetarë amerikanë janë larguar tani nga Gaza përmes kalimit Rafah në Egjipt.

Më herët, dhjetëra u raportuan të vrarë nga sulmet ajrore në qytetet jugore të Gazës, Khan Younis, Rafah dhe Deir al-Balah.

Më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, duke përfshirë më shumë se 4,100 fëmijë. Në Izrael, 1400 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 njerëz janë marrë peng.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “niveli i vdekjes dhe vuajtjes” në konfliktin Izrael-Gaza ishte “i vështirë për t’u kuptuar”. Zëdhënësi i organizatës Christian Lindmeier tha se kishte pasur më shumë se 100 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i luftës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts