Nga rroga te merkatoja, Mbape drejt 1 miliard eurove/ Në listën presidenciale, francezi “sheiku” i ri i Katarit









Pas ndeshjes kundër Danimarkës, Kilië Mbape u fotografua me Ivanka Trump, vajzën e Donaldit dhe familjen e saj. Nuk përjashtohet që në planin afatmesëm trashëgimtarët e Donaldit të jenë më të varfrit në foto. Kilië tashmë është “kopertina” e Kupës së Botës.

mbape

Në fakt Mesi u përpoq të organizonte një eklips të Mbapesë, por me këtë ritëm francezi rrezikon të bëhet më i madh se konkurrenca. Në dy ndeshje mjaft banale, ai shënoi tre gola, u bë golashënuesi më i mirë, kapi Pelenë për golat e shënuar para moshës 24 vjeç.

PËRTEJ CR7 – Pjesa tjetër është ndikimi ekonomik në futboll. Ajo që Kilië bën në fushë është komentuar për orë të tëra dhe konceptet mund të përmblidhen në disa fjali. Deshamp, trajneri: “Për ne është një lokomotivë”.

Loris, kapiteni: “Është e vështirë të gjesh kufij për të”. Bota është mësuar të mendojë për Kristiano Ronaldon si makinën më të madhe të parave, fundja portugezi është dikush me 500 milionë ndjekës.Mbape, megjithatë, premton ta parakalojë së shpejti.

SIMBOL – Kilië është 23 vjeç, fëmijët dhe adoleshentët e pëlqejnë, është një simbol i botës bashkëkohore, është futbollisti që i afrohet më shumë idealit të videolojërave të gjeneratës Z, ka një nënë algjeriane dhe një baba kamerunas dhe është rritur rreth dhjetë kilometra larg Parisit. Jo rastësisht, në historinë e pafund të shtytjeve dhe tërheqjeve të tij me PSGnë, lajmi më i pabesueshëm ishte interesimi i Emanuel Makronit, i cili ndër të tjera është edhe presidenti francez. Mbape i rrëfeu “New York Times”-it:

“Presidenti donte që unë të qëndroja. Më tha: ‘Nuk dua të largohesh tani, je shumë i rëndësishëm për vendin. Të gjithë do të jenë të lumtur nëse qëndroni, të gjithë këtu ju duan dhe se do të kisha kohë për t’u larguar’. Sigurisht, kur presidenti thotë gjëra të tilla, ka rëndësi”.

94 MILIONË – Mbape nënshkroi kështu kontratën e re me PSG-në para verës, duke u mbyllur derën madrilenëve që e kërkonin prej vitesh. Muaj më vonë, detajet e asaj kontrate dihen… dhe janë të frikshme. Kilië do të fitojë 94 milionë neto në sezon për tri vjet.

Në të vërtetë, për një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë, e ushtruar në mënyrë të njëanshme nga Mbape. Për ata që duan ta shohin atë mal me para nga një këndvështrim tjetër, janë 7.8 milionë në muaj, 261 mijë euro në ditë, 11 mijë në orë, edhe kur Kilië është duke fjetur. Totali bruto, duke llogaritur taksat, thotë 630 milionë euro të paguara nga PSG-ja: trefishi i asaj që fitoi Ronaldo te Juventusi, një shifër shumë e lartë për të pasur një justifikim tekniko-futbollistik.

deshamp mbape

EFEKTI I KATARIT – Llogaritë e PSG-së janë me minus, madje të rëndë, dhe kjo është e mundur për shkak të fuqisë së madhe blerëse të Autoritetit të Investimeve të Katarit, fondit sovran të pasurisë së Katarit, i cili zotëron PSG-në dhe paguan pa probleme. Emiri nuk mund ta kishte pranuar kurrë që “djaloshi” i tij i preferuar të zbarkonte në Doha me një fanellë të Real Madridit.

Florentino Perez fillimisht i ofroi PSG-së 180 milionë, më pas i tha Kilië se ishte gati t’ia dorëzonte atij shumën nëse nuk do të nënshkruante zgjatjen me Al Thanin. Por, në atë rast, Florentino kuptoi për të parën herë se kishte një forcë më të fortë se ai në fushën e merkatos.

SA KUSHTON? – Kilië e bëri të qartë një muaj më parë se donte të largohej, sepse PSG-ja do të kishte përdorur rrjetet sociale për të ndikuar në fatin e tij. Grindja mes palëve nisi nga e para, megjithatë, jep një ide të klimës. KM10 për “Football Benchmark” vlen 223 milionë, por shifra është vetëm hipotetike.

Gjithçka varet nga sa do t’i ofrojnë blerësit e mundshëm: 224, 250, 400 milionë, ndoshta një kontratë e madhe që mes çmimit, pagës dhe sponsorëve do të arrijë një miliard eurot. Duket e pamundur? Po, dhe e tillë është për momentin, por a e kishit imagjinuar ndonjëherë që një president i Francës si Makron do të kishte lëvizur për transferimin e tij?

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *