Nga Saranda në Durrës/ Bllokohen 7 mjete lundruese që shkelën rregullat, gjoba deri 110 mijë lekë për drejtuesit. Në Shëngjin shpëtohet turisti italian që rrezikoi jetën

nga saranda ne durres bllokohen 7 mjete lundruese qe shkelen rregullat gjoba deri 110 mije leke per drejtuesit ne shengjin shpetohet turisti italian qe rrezikoi jeten
nga saranda ne durres bllokohen 7 mjete lundruese qe shkelen rregullat gjoba deri 110 mije leke per drejtuesit ne shengjin shpetohet turisti italian qe rrezikoi jeten

Departamenti i Policisë Kufitare vijon kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, për të parandaluar paligjshmëritë, si dhe për t’i shkuar në ndihmë turistëve në nevojë.

Nga Saranda në Durrës, bllokohen 7 mjete lundruese (1 varkë turistike, 2 skafë, 3 Jet Ski dhe 1 gomone) të cilat lëviznin jashtë zonave të përcaktuara dhe pa dokumentet e nevojshme në bord.
-Ndëshkohen me masa administrative nga 10 000 lekë të rinj – 110 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e tyre.

Iu përmbys varka me vela, nga era, dhe ra në ujë, shërbimet e SPK Shëngjin i shkojnë në ndihmë turistit italian i cili rrezikonte të mbytej.

[embedded content]

Shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në zbatim të planit të posaçëm të masave, që ka si objektiv kryesor, mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet nga toka dhe deti, për të verifikuar ligjshmërinë e drejtimit të mjeteve lundruese, si dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të menjëhershme, u bllokuan 7 mjete të tjera lundruese, konkretisht:

-Në Dhërmi u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”, që lëvizte jashtë zonës së përcaktuar dhe pa dokumentet e nevojshme në bord. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 110 000 lekë të rinj;

-Në Dhërmi u bllokua edhe një varkë turistike, drejtuesi i së cilës e ushtronte këtë veprimtari ekonomike, për turistët dhe për pushuesit, i papajisur me licencën përkatëse. Për këtë paligjshmëri, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-Në Sarandë u bllokua një mjet lundrues skaf me fuqi të madhe motorike, pasi duke qenë se lëvizte në zonë të ndaluar, përbënte rrezik për pushuesit. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-Gjithashtu, në Dhërmi u bllokuan 3 mjete lundruese (gomone, skaf dhe Jet Ski), që lëviznin pa dokumentet e nevojshme në bord. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative nga 10 000 lekë të rinj secili.

-Në Durrës u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”, që lëvizte pa dokumentet e nevojshme në bord. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj;

Shëngjin
Gjatë patrullimit të hapësirës detare, shërbimet e patrullës së SPK Shëngjin janë njoftuar se një shtetas kërkonte ndihmë, pasi kishte rënë në ujë. për shkak të përmbysjes së mjetit të tij lundrues.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë, turisti nga Italia, shtetasi G. A., 63 vjeç, për shkak të përmbysjes nga era, të varkës së tij me vela.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, 63-vjeçari është nxjerrë nga uji, është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetasi G. A. ka falënderuar shërbimet e Policisë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe humanizmin e treguar, për t’i shkuar në ndihmë atij. Monitorimi i hapësirës bregdetare dhe asaj detare vijon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts