“Nga Shqipëria është larguar mosha më produktive e shoqërisë”, Pano Soko: Skema e pensioneve, në rrezik

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën demografike në Shqipëri, duke komentuar emigrimin masiv nga vendi.

Soko u shpreh se ka nje trend që po konsolidohet me largimin nga vendi të moshës më produktive e dinamike të shoqërisë.

Sakaq, ai shtoi se skema e pensioneve në vend është vendosur në rrezik serioz për shkak të largimit masiv nga vendi.

Mua më duket një një gjë e tmerrshme kjo mënyrë e lëvizjes në grafik për lindjen, pra unë nuk arrij do ta kuptoj se si ka mundësi që njerëzit po thuaj se kanë hequr dorë. Ne kemi patur familje tipike në Shqipëri me katër veta kur thashë që jemi familje kur bënim analizën me censusin. Censusi i fundit është bërë në 2011. Ky është që problemi e madh, pjesa tjetër pastaj lidhet pikërisht me shtesën natyrore të popullsisë që e thashë është derivati i i i këtij raporti që përmenda kështu që nga ky element ne mund të dalim edhe tek mënyra se si kanë lëvizur shifrat para.

Diferenca midis të lindjeve vdekjeve është akoma më pozitive. Rrimë pak tr largimet te shifra që sapo thashë, 31 mijë persona më pak 2022 është një tendencë që askush nuk e kundërshton dhe askush nuk e ka gjetur zgjidhjen e vetëm Shqipëri”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts