Nga Shqipëria në Kosovë me 30 kg marijuanë, arrestohet 40-vjeçari në kufi (FOTO)

KOSOVA

Një 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Pikën Kufitare të Vërmicës pasi u kap me 30 kg marijuanë.

F.K, vinte nga Shqipëria drejt Kosovës dhe në kontroll iu zbulua nën gomën rezervë në bagazhin e automjetit sasi e drogës.

Ai u arrestua teksa droga u sekuestrua.

“Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës, automjeti është përzgjedhur për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike. Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Shqipërisë me ç’rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *