Nga shtrimi i fushës te hoteli, kompleksi sportiv i Partizanit merr formë/ Presidenti Demi ndjek nga afër ecurinë e punimeve





Drejtuesit e Partizanit duket se e kanë ndarë mendjen përfundimisht për ta mbyllur fazën kryesore të punimeve në kompleksin e ri, i cili po ndërtohet në periferi të kryeqytetit, afër Tufinës. Ecurinë e punimeve ditën e sotme e ka ndjekur edhe presidenti Gazmend Demi.

Partizani stadiumi

Klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, bën me dije se akademia dhe stadium i Partizanit po marrin formë. Gjithashtu bëhet me dije se në tribunën qendrore kanë përfunduar plotësisht sistemet e koindicionimit, sistemet hidrosaitare, sistemet elektrike dhe vetratat e duraluminit, teksa në ditët në vijim do  nis shtrimi i fushës dhe montimi i stolave.

NJOFTIMI I FAQES ZYRTARE TË KLUBIT:

KOMPLEKSI SPORTIV I PARTIZANIT

PRESIDENTI DEMI NDJEK NGA AFËR ECURINË E PUNIMEVE

Akademia dhe stadiumi FK Partizani po marrin formë

Në tribunën qëndrore kanë përfunduar plotesish sistemet e koindicionimit, sistemet hidrosaitare, sistemet elektrike dhe vetratat e duraluminit

Ditët në vijim nis shtrimi i fushës dhe montimi i ulëseve të stadiumit

Ecuria e punimeve po vijon me ritme shumë të shpejta jo vetëm për stadiumin, por edhe në ambjentet e tjera që do të vihen në funksion të Akademisë së Partizanit, fushat stërvitore, hoteli, zyrat e administratës!

Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com