Nga sot, maska do të bëhet e detyrueshme në Milano

19:40 27/11/2021

Në Romë dhe Firence po konsiderohet të zbatohet një masë e tillë

Nisur nga kjo e shtunë në qytetin e Milanos në Itali qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maskën. Detyrimi do të jetë në fuqi për festat e Krishtlindjeve deri në 31 Dhjetor. Mbajtja e maskës do të jetë detyrim për të gjithë qytetarët  nga ora 10 deri në 22:00 çdo ditë.

Le të shijojmë atmosferën e Krishtlindjeve ,me sakrificën e vogël të mbajtjes së maskës”, ka shkruar kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, në rrjetet sociale duke prezantuar masën e re. Qëllimi i kësaj mase synon të frenojë rastet e reja me Covid-19.

Të gjithë ata që do të shkelin rregullat e reja do të përballen me një gjobë prej 280 Euro. Pas qytetit të Milanos edhe Bolonja dhe Bergamo kanë imponuar të njëjtën masë. Edhe bashki të tjera si Roma apo Firence po konsiderojnë të ndjekin një hap të ngjashëm.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.