Nga sulmet në Ukrainë, reforma në drejtësi te lufta kundër korrupsionit, Kurti takohet me raportuesen e PE-së për Kosovën: Të rreshtuar me botën demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e shoqëruar nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë , Tomas Szynyong.

Kurti dhe eurodeputetja Von Cramon bënë me dije se fokus i takimit të tyre ishte edhe situata e luftës në Ukrainë.

Kurti u shpreh se qëndrimi i Kosovës është i qartë.

“Rreshtimi i qartë dhe i menjëhershëm me botën demokratike dhe kundër një pushteti despotik, është tregues i qartë i vlerave demokratike dhe orientimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Gjithashtu çështje të tjera në takim përfshinë reformat në drejtësi, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndryshimet legjislative, sigurinë dhe energjinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.