Nga sulmi në Kharkiv te vrasja e gjeneralit të lartë rus, ja çka ndodhur në Ukrainë gjatë 24 orëve

Ka qenë një tjetër ditë e gjatë luftimesh në Ukrainë.

BBC ka sjellë në mënyrë të përmbledhur gjithçka ka ndodhur brenda 24 orëve në vendin e pushtuar nga rusët.

Ata e nisin me deklaratat e kryeministrit ukrainas, Denys AShmyhal, i cili thotë se forcat e mbetura ukrainase në qytetin port të Mariupolit janë ende duke luftuar dhe nuk do të dorëzojnë qytetin. Sakaq, forcat ruse kanë bombarduar ndërtesa në qendër të Kharkivit, duke vrarë të paktën 5 persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Një statujë në Kharkiv e Marshallit Georgy Zhukov, një hero lufte sovjetike, u rrëzua nga një njësi ushtarake ukrainase. Zhukov ishte komandanti më i lartë i Rusisë në Luftën e Dytë Botërore

Qyteti jugor i Mykolaiv dhe zonat përreth u vunë nën zjarr të rëndë me raketa ruse, tha guvernatori i tij Vitaliy Kim për BBC. Forcat ukrainase atje kanë bllokuar përpjekjet ruse për të avancuar në qytetin port të Odesës

Një tjetër gjeneral rus është vrarë në luftime, zëvendës komandanti i gjeneralit të 8-të të Ushtrisë Vladimir Frolov. Në fund të marsit, zyrtarët perëndimorë thanë se Rusia kishte humbur shtatë gjeneralë në luftë deri më tani. Rusia nuk e ka konfirmuar këtë shifër

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.