Nga telefonata me Ramën te kandidimi/ Vangjel Tavo: Do shpërngulem në Himarë nëse fitoj bashkinë, do jem pranë njerëzve

nga telefonata me ramen te kandidimi vangjel tavo do shperngulem ne himare nese fitoj bashkine do jem prane njerezve
nga telefonata me ramen te kandidimi vangjel tavo do shperngulem ne himare nese fitoj bashkine do jem prane njerezve

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo tregon se si e pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 4 gushtit. Në një lidhje me skype për News24 me moderatoren Ola Bruko, Tavo deklaroi se ai do të zhvendoset në Himarë nëse fiton zgjedhjet.

Një ditë më parë, Tavo u votua unanimisht nga Kryesia e PD për të qenë ai kandidati zyrtar i socialistëve në Himarë.

“Kur emri im qarkulloi në media si kandidat në Himarë ishte thathethem. E kisha diskutuar me Ramën kandidimin në Himarë. Ndihem i nderuar që kandidoj për Bashkinë e Himarës. Jam përpjekur gjithmonë të zgjidh problemet e të ul tonet. Do shpërngulem në Himarë dhe do jem vazhdimisht në kontakt me njerëzit, do jem çdo ditë. Edhe kur isha deputet i Gjirokastrës isha 4 ditë në Gjirokastër dhe tre ditë në Tiranë. Si Prefekt i Vlorës, unë jam në Vlorë. Si kryetar bashkie do të jem çdo ditë në Himarë”, tha Tavo.

Ai foli edhe për kandidatët e mundshëm rivalë në këtë garë, duke theksuar se fokusin do ta ketë te shqetësimet e qytetarëve.

Çdo kandidat përballë meje është i mirëpritur. Por nuk do merrem me asnjërin prej tyre. Mua më shqetëson problemet që kanë qytetarët. Nuk do merrem me kandidatët e tjerë. Slogani im është “zgjidhje, jo krizë”. Nuk ka krizë, por zgjidhje të problemeve në Himarë“, tha ai.

Dikur deputet dhe ministër i LSI, Vagjel Tavo sot është një socialist. “Nuk kam lëvizur në shumë parti, nga LSI në PS. Për mua është një rikthim në shtëpi“, tha ai.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts