“Nga Tirana në Tropojë”, Berisha fton qytetarët t’i bashkohen aksionit opozitar: T’i përvishemi kësaj diktature dhe fitoren tonë s’e ndal forcë në botë

nga tirana ne tropoje berisha fton qytetaret ti bashkohen aksionit opozitar ti pervishemi kesaj diktature dhe fitoren tone se ndal force ne bote
nga tirana ne tropoje berisha fton qytetaret ti bashkohen aksionit opozitar ti pervishemi kesaj diktature dhe fitoren tone se ndal force ne bote

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar nga Kamza qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar për ti qëndruar përballë qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Berisha shprehet se beteja e nisur nga deputetët në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet tha ai nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë. Më tej ai tha se  “Koha është sot! T’i përvishemi kësaj diktature dhe fitoren tonë s’e ndal forcë në botë’.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju ne patë se ajo pati sukseset e p[ara, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentin do të shumëfishohet kur të ngrit Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria. Nuk duhet të ngurojmë, duhet të përmbysim sa më shpejt betejën sepse çdo muaj që kalon më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër.

Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi ti përvishemi kësaj diktature dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë nga fitorja nuk ka dhe nuk mund të ketë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts