Nga Tom Doshi i PSD, Kapllanaj, Muça e Tusha të PD, tek Bitri dhe Beqiri i PS/ KQZ çon në Prokurori 12 kandidatë për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi një listë me kandidatët për deputetë që do t’u nënshtrohen verifikimeve të hollësishme në lidhje me të kaluarën e tyre.

Ne foto, Agron Kapllanaj, PD, Gentjan Muça, PD, Tom Doshi, PSD, Artan Bitri, PS
Ne foto, Agron Kapllanaj, PD, Gentjan Muça, PD, Tom Doshi, PSD, Artan Bitri, PS

Burime nga KQZ-ja thanë se kjo listë nuk është përfundimtare, por janë emra të evidentuara deri në këtë fazë të analizimit të formularëve të dekriminalizimit, çka do të thotë se pritet që listës t’i shtohen dhe emra të tjerë.

Në këtë listë i përkasin 4 kandidatë nga PD-ja, tre nga PS-ja, 2 nga PSD-ja, 1 nga LSI-ja dhe dy nga koalicioni i partive parlamentare të opozitës që udhëhiqet nga Kujtim Gjuzi.

Duke parë me kujdes formularët e kandidatëve të kësaj liste, rezulton se ata kanë deklaruar ndalime apo dënime nga institucionet ligjzbatuese, por dhe dëbime nga vendet e huaja ku ata kanë udhëtuar apo jetuar.

KANDIDATËT E PD-SË

Agron Kapllanaj– I shtati në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës. Ka qenë i dënuar në Itali, konvertuar 200 euro në vitin 1995. Gjithashtu, ka qenë i hetuar nga Gjykata e Firences në prill të vitit 2003.

Gentjan Muça– Kandidat i PD-së për Tiranën, i renditur i 26-ti në listë, me profesionin futbollist. Në vitin 2008 ka shkelur vizën studentore në Bonn të Gjermanisë. Në korrik të vitit 2011 është ndaluar në Budapest, pasi ka pasur një “ekspuls”, dëbim nga shteti gjerman.

Rezeart Tusha– Kandidat i PD-së për Durrësin, i renditur i teti në listë. Në vitin 1994 ka pasur vendim për dëbimin nga Zvicra, ku pretendon se ka qenë për shkak të mbarimit të lejes së qëndrimit. Ndërsa disa ditë më parë për Tushën, mediat raportuan se është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga Policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin “Hydra”, sepse kishte 42.5 gramë drogë heroinë.

Zef Hila- Ish-kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës kandidon në qarkun e Lezhës. Ai në formularin e deklarimin shprehet se nuk ka asnjë dënim ndaj tij apo hetim. Por, në media kanë dalë fakte se ka qenë në hetim për prokurime të ndryshme të kryera, kur ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bashkisë.

KANDIDATËT E PS-SË

Artan Bitri– I renditur i 10- ti në listën e kandidatëve për deputetë. Ka deklaruar se ka “ekspuls” nga shteti italian, pra i dëbuar në mungesë, në Napoli në Itali. Kjo për vitet nga 2002-2012.

Halim Dauti- Kandidati i PS-së, qarku Kukës, i renditur i treti. Në formularin e dekriminalizmin shprehet se ka qenë i dëbuar nga Anglia, 16 tetor 2013, Kingston UK, ku ka jetuar si emigrant.

Leonard Beqiri– Kandidati i PS-së për qarkun Vlorë, i renditur i 10-ti. Ai deklaron se në Gjermani ka pasur në vitin 2004 një hetim, i dyshuar nga Policia e Aachen mbi të dhënat false për mbiemrin në formularin e garancisë për viza ndaj familjarëve. Në formular ai deklaron se çështja u pushua pas deklarimit të familjarëve se e kishin ndryshuar mbiemrin në vitin 1992 dhe solli dyshimet e autoritete policore gjermane.

KANDIDATËT E PSD-SË

Kleo Murataj– Kandidati i PSD-së, i katërti në listë. Ka deklaruar se ka qenë i dënuar nga Gjykata e Tiranës në mars të 1991, por nuk mban mend dhe se për këtë i është drejtuar Gjykatës. Gjithashtu, ai ka qenë në hetim nga Policia e Hanoverit, por nuk e mban mend ngjarjen që mund të ketë ndodhur në vitin 2016, nuk mban mend datën e muajin.

“Mbas shoqërimit më lanë të lirë dhe nuk jam thërritur më në dijeninë time”, shprehet në formular. Nga 1992-1995 ka qenë emigrant ekonomik. Ndërsa në Gjermani ka jetuar për arsye biznesi nga shkurti 2016-prill 2016.

Tom Doshi– Kandidon në Tiranë dhe në Shkodër. Në formularin e deklarimit shprehet se është i dënuar me 1 vit burg më 25.05.1990, në kohën e regjimit komunist, për sjellje të padenjë në shoqëri. Ndërsa deklaron se ka qenë i ndaluar nga Policia në 26 mars 2015 deri në 28 mars 2015. Masë e caktuar nga Gjykata e Lartë me “Arrest shtëpie”. Vendimi më pas është revokuar dhe i është dhënë “Detyrim paraqitjeje” nga 28 prilli 2015 deri në 4 korrik 2017, kur çështja është pushuar.

LSI DHE KOALICIONI ABEOK I KUJTIM GJUZIT

Arbër Arifaj është i treti në listën e LSI-së për qarkun e Kukësit. Ai deklaron se ka qenë azilkërkues në Francë në vitin 2015, por se në formularin e dekriminalizimit nuk ka shënuar se ka qenë i dënuar, i dëbuar apo në hetim nga Policia si në Shqipëri apo jashtë shtetit.

Altin Gjeloshaj dhe Elsa Vokaj janë dy kandidatët e tjerë e koalicionit ABEOK që bën pjesë Kujtim Gjuzi.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *