Nga Tonali tek Ibra, Milani është anti-Interi








Interi nuk po ndalet, por Milani nuk dëshiron t’i ndahet. I bukur, argëtues dhe fitimtar në suksesin e tretë radhazi që mban Napolin në 5 pikë distancë. Në këto kushte është anti-Interi më i besueshëm dhe “La Gazzetta dello Sport” ofron katër arsye,

MILAN

FAKTORI PIOLI – Siç raporton me të drejtë e përditshmja italiane, ky Milan do të mbahet mend si “Milani i Piolit”. Trajneri kuqezi i ka dhënë një identitet shumë të qartë skuadrës së tij. Ndonëse në të kaluarën ka treguar futboll interesant kur u ul në stolat e Kievos, Bolonjës, Lacios dhe Interit, me Milanin po tregon se ka më shumë vazhdimësi, si në aspektin e lojës dhe në atë të rezultateve.

Përveç faktorit teknik e taktik “të thjeshtë”, Pioli prej gati tri vitesh po dëshmon se është edhe njeri, por edhe trajner, fleksibël e modern. Ai e kupton se kur duhet të përdorë karotën dhe kur ta përdorë shkopin. Nga ana tjetër, ai nuk mund të bënte ndryshe, duke qenë se ka një grup vërtet të ri, por që, siç e përsëris shpesh, beson se e ka të fortë.

TONALI PLUS – Nuk ka më epitete për të përshkruar hovin e jashtëzakonshëm cilësor që ka bërë Sandro Tonali. Pasi zhvilloi një sezon plot ulje-ngritje vitin e kaluar, dhimbjet e duruara janë shndërruar në uri dhe qëndrueshmëri.

Nëse vitin e kaluar Kesi ishte lojtari shtesë i Milanit, sivjet është padyshim ish-talenti i Breshas, i cili është rikthyer pikërisht në atë që ishte kur veshi fanellën e “Dallëndysheve”. Tani nuk lejohen as krahasimet me Pirlon dhe Gatuson. Nuk është as regjisor, as shkatërrues.

Për ta përkufizuar përdoret një term i Guardiolës: gjithëfushor. Kjo tregohet nga aftësia e tij për t’u përshtatur me pozicione të ndryshme të lojës. Një shembull mund të jetë ai i parë gjatë ndeshjes Milan-Roma, ku Tonali jep përshtypjen se luan si një regjisor i tërhequr i aftë për t’i dhënë thellësi dhe frymëzim sulmues, ndërsa ai i parë në Venecia, i shoqëruar me Bakajokon, ishte më i aplikuar në fazën mbrojtëse.

KORSIA E MAJTË – Një nga armët vdekjeprurëse të këtij Milani është korsia e majtë. Me Teo Hernandezin dhe Rafael Leaon të rikuperuar në 100%, e kemi parë se çfarë mund të japin ata Piolit. I pari, mbrojtësi i krahut në mbrojtjen “tre e gjysmë”, mund ta shijojë këtë pozicion dhe prirjen e tij të theksuar në hapësirat sulmuese, në mbajtjen e topit në progresion dhe goditjen e kundërshtarëve, duke krijuar epërsi numerike.

Dhe nëse portugezi është gjithashtu në krah, atëherë kuqezinjtë me të vërtetë arrijnë të jenë shkatërrues në atë anë korsi të fushës. Krahasimi me Tierri Henrinë nuk është një ekzagjerim. Portugezit tashmë i mbetet vetëm të vazhdojë të luajë në nivele të larta me vazhdimësi dhe të shtojë statistikat e tij personale.

Atëherë vetëm në këtë mënyrë mund të thuhet se është vërtet i ngjashëm me ish-bomberin e Francës, nga të cilët ka lëvizje të ngjashme vertikale, driblime dhe prirje drejt portës.

INFINIBRA – Pavarësisht se është 40 vjeç, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë numri një. Këtë e dëshmoi edhe të dielën, kur u dha avantazhin të tijve pas vetëm dy minutash lojë. Sigurisht, një pjesë e madhe e golit ishte për shkak të Teo Hernandezit dhe Leaos, por suedezi sulmoi në mënyrë të përsosur thellësinë.

E vetmja e dhënë mbi të cilën Ibra do të jetë në gjendje të punojë është ajo që ka të bëjë me golat në shtëpi: pak në krahasim me ato të shënuar në transfertë, praktikisht 22 nga 25 ndeshje të luajtura larg “San Siro”-s.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *