Nga vendosja e stolave tek tapeti i ri, merr formë stadiumi “Zeqir Ymeri”/ Shikoni si duket së fundmi impianti modern i Kukësit





Merr formë dita ditës, stadiumi i ri i Kukësit, “Zeqir Ymeri”. Impianti modern pritet të inaugurohet më 15 tetor, teksa ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se Pasi ka përfunduar vendosja e stolave në tribunat pas portave, ka nisur edhe vendosja e stolave në tribunën kryesore ku si më parë, do të shkruhet KUKËSI.

Kukesi Stadiumi

Ditët e fundit, ka përfunduar shtrimi i parkingut teksa ka mbërritur edhe rëra e cila do të shtrohet për të bërë gati terrenin për tapetin. Brenda javës do të vijë edhe tapeti i ri dhe do të bëhet shtrimi.

Gjithashtu bëhet me dije se me ritme të shpejta po punohet edhe në fushën stërvitore në krah të stadiumit në mënyrë që të jetë gati sa më shpejtë.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Stadiumi “Zeqir Ymeri” është drejt përfundimit! Pasi ka përfunduar vendosja e stolave në tribunat pas portave, ka nisur edhe vendosja e stolave në tribunën kryesore ku si më parë, do të shkruhet KUKËSI.

Ditët e fundit, ka përfunduar shtrimi i parkingut teksa ka mbërritur edhe rëra e cila do të shtrohet për të bërë gati terrenin për tapetin. Brenda javës do të vijë edhe tapeti i ri dhe do të bëhet shtrimi.

Me ritme të shpejta po punohet edhe në fushën stërvitore në krah të stadiumit në mënyrë që të jetë gati sa më shpejtë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *