Nga vetingu i politikanëve tek reforma zgjedhore e territoriale/ Basha mbledh demokratët e Komisionit të Ligjeve për finalizimin e 3 amendamenteve








Kryedemokrati Lulzim Bash aka mbledhur pasditen e kësaj të marte anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve.

Basha 1

Sipas News24, arsyeja e kësaj mbledhje ka të bëjë me finalizimin e 3 amendamenteve që ka miratuar një ditë më parë Partia Demokratike për ndryshimet Kushtetuese.

PD pritet që të finalizojë relacionin për këto 3 amendamente e më pas për të bërë dorëzimin pranë Kuvendit.

Kujtojmë se një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha bëri publike amendamentet e miratuara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

Basha theksoi se amandamentet e miratuara fokusohen në reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale.

Ai propozoi një veting të politikanëve në bazë të rekomanimeve të Komisionit të Venecias, ku për të ruajtur proporcionalitetin e procesit, verifikimi i pasurisë dhe pastërtisë së figurës të kryehet nga SPAK-u.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *