Nga Xhordan tek Ronaldo, këta janë supersportistët më të paguar të të gjitha kohërave (Grafika)









Fakti që Majkëll Xhordan është një nga atletët më magjepsës të të gjitha kohërave u demonstrua edhe një herë kur seria e përbashkët e dokumentarëve ESPN/Netflix ‘The Last Dance’ tërhoqi vëmendjen e dhjetëra miliona shikuesve në mbarë botën.

pjimage (25)

Popullariteti global i Air Jordan, atletit, ikonës dhe markës ka paguar një dividend të shëndetshëm gjatë viteve, duke e kthyer Jordanin në një miliarder dhe atletin më të paguar të të gjitha kohërave.

Sipas Sportico, fitimet e karierës së Xhordan, të rregulluara me inflacionin, arrijnë në 2.62 miliardë dollarë, me një pjesë të madhe të këtyre parave që vijnë nga pagesat e vazhdueshme të licencës nga Nike.

Në vitin fiskal të përfunduar më 31 maj 2021, gjigandi i veshjeve sportive me bazë në Oregon shiti mallra me vlerë 4.7 miliardë dollarë nën markën Jordan, me fitimin vjetor të “MJ” që arrin në më shumë se 100 milionë dollarë sipas vlerësimeve nga Forbes.

Xhordan nuk është i vetmi basketbollist në top 10, me trashëgimtarin e tij LeBron Xhejms renditet i 7-ti me fitime në karrierë prej 1.17 miliardë dollarë.

Është interesante se tre lojtarë golfi u renditën në top 5 në listën e Sportico-s, me Tajgër Uds të vetmin atlet përveç Xhordanit që ka arritur pragun e 2 miliardë dollarëve.

Superyjet e futbollit Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi janë gjithashtu në top 10, së bashku me Roxher Federer, Flojd Mejuedhër dhe Mikael Shumaker, i cili u plagos në një aksident tragjik me ski në 2013 dhe gjendja aktuale mjekësore e të cilit nuk dihet për publikun.

GRAFIKA:

Capture

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.