Nga ylli i pornos te bukuroshja polake/ Tifozet më të nxehta të Botërorëve, në listë edhe një shqiptare (FOTO)






Kampionati Botëror i futbollit gjithmonë dhuron emocione dhe risi të ndryshme, por gjithashtu dhuron dhe spektakël nga tribunat e stadiumeve, ku përveç koreografive të tifozëve, vëmendje marrin dhe modelet që suportojnë kombëtaren e tyre.

pjimage (19)

Duke u kthyer pas në Botërorin e 2018-s, media britanike, “Daily Star Sport”, na tregon se kush ishin modelet më seksi që ndezën Rusinë.

Natalia Nemiçinova ishte njëra prej protagonisteve që mori më shumë vëmendje gjatë Botërorit të kaluar, ku tregoi gjithë suportin e saj për skuadrën ruse. Gjatë asaj periudhe, dolën fjalë se bukuroshja ruse ishte gjithashtu dhe një yll pornoje, të cilës iu shfaqën dhe disa foto, por Nemiçinova i mohoi ato menjëherë.

DhHIc67UEAActDc

68YjVL9

Nisu Kauti, e njohur ndryshe dhe si “e dashura e Perusë”, ishte aty për të suportuar kombëtaren e s’ja në Botërorin e kaluar. Kauti nuk e ka fshehur kurrë dashurinë që ka për Perunë dhe këtë vazhdon ta tregojë dhe me postimet e saj në rrjetet sociale.

123

nissu

Ashtu si Nemiçimnova, një tjetër modele ruse ishte në shkallët e tribunave për të mbështetur skuadrën e drejtuar nga Çerçesov. Ajo është Maria Liman, e cila është e dashuruar me futbollin dhe me skuadrën e Çelsit, por gjithashtu merr dhe vëmendjen e fansave me postimet e saj të nxehta në Instagram.

maria_liman_7

maria liman

Marta Barxhok, një tjetër modele europiane, kësaj radhe nga Polonia, e mori famën me fotot e saj në “Euro 2016” dhe në Botërorin e Rusisë kamerat arritën ta gjenin atë menjëherë në shkallët e stadiumit. Barxhok u zgjodh gjithashtu dhe “Miss Polonia në Kupën e Botës” dhe madje foto e saj u postuan dhe nga vetë FIFA.

5b51bb2315e9f9416762afcf

marta

Kalojmë sërish në Amerikën Latine, ku bukuroshja kolumbiane, Natalia Betankurt, ishte aty për të mbështetur kombëtaren e saj, e cila me bukurinë që e karakterizon mori vëmendjen e mediave menjëherë.

98

98-1

Gjithashtu në këtë listë nuk mund të mungonte dhe një shqiptare, e cila është Erjona Sulejmani, e cila mbështeti Zvicrën në Botërorin e kaluar dhe më së shumti, ish-partnerin e saj, Blerim Dzemaili.

99

erjona

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.