Nga Zaniolo te Xhaka, futbollisti shqiptar plotëson formacionin e Jose Mourinho

Matías Viña dhe Granit Xhaka janë shumë afër që t’i bashkohen Romës.

Transferimi i Viñas në Olimpico është pothuajse i kryer. Mbrojtësi do të arrijë të enjten dhe do t’i kryejë testet mjekësore, për të cilin Roma ka paguar 11 milionë euro plus 2.5 milionë bonuse.

Xhaka është rrugës gjithashtu, pasi ka arritur tashmë marrëveshje personale me Romën.

Raportimet e mediave janë se shqiptari tashmë e ka njoftuar Arsenalin se dëshiron të bashkohet me Jose Mourinhon. Klubet janë në bisedime dhe ka mbetur që të zgjidhet çdo gjë mes tyre, për t’u arritur një marrëveshje.

Me ardhjen e Xhakës, Mourinho do të kompletojë formacionin e tij të dëshiruar 4-2-3-1 me Nicolò Zaniolo, Lorenzo Pellegrini dhe Henrikh Mkhitaryan pra sulmuesit, Edin Dzeko, derisa Xhaka do të jetë në mesfushë me Veretout.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *