Ngacmimet seksuale në ambiente publike, mbahet marsh protestë në qendër të Prishtinës

Nxënësit e tri shkollave të mesme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, të mërkurën në sheshin kryesor të qytetit kanë mbajtur një marsh protestues me moton “Traumë, Jo Lojë”. Ky marsh është mbajtur pas rastit të sulmit seksual ndaj një vajze të mitur në Prishtinë, që raportohet se ka ndodhur muajin e kaluar.

Protestuesit kanë thënë se “protestojmë për vajzat, gratë, motrat dhe nënat tona, sepse është “Traumë, Jo Lojë” Njëherësh ata kanë kërkuar rritje të vetëdijesimit në raport më fenomenin e ngacmimeve seksuale.

Protesta është organizuar nga nxënësit e gjimnazeve, “Xhevdet Doda”, “Sami Frashëri” dhe “Ahmet Gashi”.

Marshit protestues i është bashkuar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shkruan Rel.

“Të rriten djemtë dhe vajza në të njëjten mënyrë e të barabartë brenda mureve të shtëpisë, të mos lejojmë djemtë t’i nënçmojnë motrat e tyre apo këdo tjetër, por t’iu mësojmë dashurinë dhe respektin”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

Mediat në Kosovë, javën e kaluar, kanë shpërndarë një video ku pretendohet për ngacmim seksual të një të miture nga tre fëmijë, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë. Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të vërtetojë autenticitetin e videos.

Drejtoria e kësaj shkolle, përmes një komunikate për media, ka thënë se që nga pranimi i videos (më 24 prill), nga burime të paidentifikuara, për rastin në fjalë ka ndërmarrë të gjitha masat si brenda edhe jashtë shkollës, duke njoftuar prindërit e të dy palëve, Policinë e komunitetit, Qendrën për Punë Sociale dhe organe të tjera kompetente, dhe të gjithë personat që kanë mundur të preken në mënyrë indirekte nga rasti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *