Ngadalësohet rritja ekonomike në Kinë

ngadalesohet rritja ekonomike ne kine
ngadalesohet rritja ekonomike ne kine

10:03 17/01/2022

Kina ka ulur papritur normën bazë të interesit për herë të parë në pothuajse dy vjet pasi shifrat zyrtare treguan se rritja e saj ekonomike ishte ngadalësuar.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 4% për tre muajt e fundit të 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja ekonomike është më e mirë se sa ishte parashikuar nga ekonomistët, por shumë më e ngadaltë se tremujori i kaluar.

Rënia ekonomike mësohet të ketë ardhur si pasojë e rënies së shitjeve më pakicë gjatë muajit Dhjetor.

Për vitin në tërësi, të dhënat zyrtare treguan se ekonomia e Kinës u rrit me 8.1%, gjë që tejkaloi parashikimet e ekonomistëve dhe ishte shumë më lart se objektivi vjetor i Pekinit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts