Ngec ‘motori i Europës’, inflacioni në Gjermani kap shifra rekord

16:03 11/05/2022

Ekonomistët paralajmërojnë qytetarët për norma të larta të inflacionit edhe muajt e ardhshëm

Rritja e fortë e çmimeve duket se nuk ka të ndalur e përjashtim nga kjo nuk bën as ekonomia më e madhe e Europës ,Gjermania. Çmimet e konsumit në këtë vend ishin 7,4% më të larta në muajin Prill krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Inflacioni aktual është në nivelin më të lartë që nga viti 1990. Nga Marsi në Prill të këtij viti, çmimet e konsumit u rritën me 0,8%”, deklaroi Zyra Federale e Statistikave, Destatis.

Rritja e çmimeve të energjisë po nxisin inflacionin, me luftën në Ukrainë që përforcon trendin. Problemet e zinxhirit të furnizimit dhe bllokimet e koronavirusit në pjesë të Kinës janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm.

Në Prill, çmimet e energjisë janë rritur me 35,3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Konsumatorët gjithashtu duhej të paguanin shumë më tepër për karburant (38,5%) dhe gaz natyror (47,5%). Një rritje çmimesh është vënë re edhe tek produktet ushqimore. Mallrat e tjera si automjetet  kushtojnë dukshëm më shumë se vitin e kaluar.

Kjo rritje çmimesh duket e paprecedentë dhe pritshmëritë për më tej janë se do të vijojnë të qëndrojnë në të tilla nivele edhe në muajt e ardhshëm. Sipas ekonomistëve, qytetarët duhet të vazhdojnë të përgatiten edhe në të ardhmen për normat e larta të inflacionit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com