Ngecin bisedimet Kiev-Moskë

ngecin bisedimet kiev moske
ngecin bisedimet kiev moske
[embedded content][embedded content]

21:12 18/04/2022

Moska: Ukrainasit të paqendrueshëm. Kievi: Mariupoli, vijë e kuqe

Takime mes delegacioneve të Kievit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk janë zhvilluar që në ditët e para të këtij muaji.

Masakrat e ushtrisë ruse ndaj civilëve, që u zbuluan pas tërheqjes së tyre nga rajoni i Kievit e kanë vështirësuar dialogun mes palëve. Por zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, në daljen e së Hënës para gazetarëve, si gjithmonë ia hodhi fajin Kievit për mungesën e rezultateve të dialogut.

Sipas tij, ukrainasit nuk janë të qëndrueshëm në qasjet e tyre në bisedime. Peskov tha se kontaktet e nivelit të lartë me përfaqësuesit e qeverisë ukrainase vijojnë.

Ndërsa kryediplomati i Ukrainës, Dimitro Kuleba mohoi kontaktet me palën ruse. Ai tha në një intervistë për mediat amerikane se Mariupoli është vija e kuqe e bisedimeve me Moskën. Sipas tij, nëse qyteti bie në duart e rusëve, Kievi nuk do të ketë më arsye për të biseduar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts