Ngecja për hapjen e negociatave me BE-në/Flet ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani: Shqipëria ka të drejtë të vazhdojë e vetme procesin e integrimit









Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka deklaruar se Shqipëria ka të drejtë të kërkojë shkëputjen nga Shkupi për të ecur e vetme drejt integrimit në BE.

bujar-osmani-780x439

Sipas Osmanit, deklarata e kryeministrit  Edi Rama, se do të kërkonte një gjë të tillë megjithëse nuk është mbështetur plotësisht, Tiranës zyrtare i lind kjo e drejtë.

E kam dëgjuar fillimisht deklaratën dhe ai tha – do të pyesim qytetarët nëse mendojnë se nëse nuk tërhiqet vetoja bullgare për 6 muaj, nëse Shqipëria do të kërkojë shkëputje nga Maqedonia, do të thotë konsultim me qytetarët për atë çështje, jo vendim që Shqipëria do të kërkojë të vazhdojë më vete”, u shpreh ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Sipas tij, me  dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet, por Shqipëria ka të drejtë të kërkojë për të ecur vetme sepse sipas tij procesi është formalisht individual.

“Mendoj se me dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet, ndaj mendoj, nëse ky është një argument plus, të bindë qytetarët shqiptarë, qeverinë shqiptare, se qasja informale rajonale është në interes të të dy vendeve dhe rajonit, por Shqipëria ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë sepse procesi është i tillë, formalisht individual”, tha Osmani.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *