Ngërçi në Vorë, reagon nënkryetarja e PD: KZAZ nuk zbaton vendimin e KAS! PS dhe ‘Shtëpia e Lirisë’ janë bërë bashkë






jorida tabaku komisionNë Bashkinë e Vorës procesi i votimit elektronik vazhdon të hasë problematikë ne emërimin e kryetarëve të propozuar nga Partia Demokratike në 22 ZAZ-të e bashkisë.

Gazetarja e Panorama.al, Valentina Madani ka kontaktuar me nënkryetaren e PD-së, Jorida Tabaku lidhur më këtë ngërç të krijuar në Vorë.

Sipas Tabakut, Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nuk zbaton vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Sipas nënkryetares së PD-së, Partia Socialiste dhe koalicioni i Sali Berishës, Shtëpia e Lirisë janë bërë bashkë në Vorë.

“Partia Demokratike i ka të gjithë njerëzit e saj në KZAZ, por nuk zbatohet vendimi i KAS dhe 22 qendra nuk emërojnë kryetaret, por vetëm sekretarët sepse Partia Socialiste dhe “Shtëpia e Lirisë janë bërë bashkë në Vorë.

Po presim që të zgjidhet situata dhe në me njerëzit tanë po vëzhgojmë të gjithë procesin”- ka deklaruar Jorida Tabaku për Panorama.al.

VENDIMI I KAS PER VOREN

vendimi i KAS per voren1 vendimi i KAS per voren

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.