Ngjarja e rëndë në spitalin Covid/ Mesazh ngushëllimi nga Basha: Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar. Lutemi për Tetovën!





Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të viktimave të tragjedisë së rëndë të ndodhur sot në një spital në Tetovë. 

pjimage

Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!“, shprehet kryedemokrati përmes një mesazhi në “Twitter”.

Dhjetëra persona kanë humbur jetën pas zjarrit që shpërtheu në një spital Covid në Tetovë.

Mesazhi i plotë i Bashës 

Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!

basha 1

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *