Ngjarja që po çudit botën! Gjithçka e shkrumbuar, vetëm shtëpia e pensionistëve i shpëton llavës në Kanarie

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ishujt Kanarie, ku vullkani i “Cumbre Vieja” vazhdon të nxjerrë llavë e tym prej ditësh. Teksa llava e fuqishme shkrumboi çdo gjë që i doli para në La Palma, një shtëpi pensionistësh ka mbetur e paprekur dhe i ka shpëtuar mrekullisht flakëve.

Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale de është bërë viral, ndërkohë që nëpër komente njerëzit shprehen mjaft të habitur dhe e cilësojnë si një rast të çuditshëm.

Vetë pronarët e shtëpisë, një çift pensionistësh danezë nuk gjenden në ishull, por janë shumë të befasuar që shtëpia e tyre nuk është rrënuar. “Kur e morën vesh këtë, ata filluan të qajnë”- u shpreh arkitektja Ada Monikendam për El Mundo. Pronarët e shtëpisë zgjodhën La Palma-n për për peizazhin e tij spektakolar vullkanik, sipas El Mundo. Çifti madje menduan të tërhiqeshin në Hawaii, të rrethuar gjithashtu nga vullkane, por ata zgjodhën Ishujt Kanarie për të qenë më afër Danimarkës.

Nga ana tjetër një sërë fshatrash përreth vullkanit u evakuan me shpejtësi dhe për fat të mirë nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale. Ishujt Kanarie gjenden rreth 100 kilometra larg bregut perëndimor të Afrikës, ndërsa La Palma është ishulli më veriperëndimor i arkipelagut. Autoritetet atje ishin në gjendje gatishmërie pasi mijëra dridhje toke qenë raportuar që javën e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *