Ngjarjet e fundit në Kabul, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë: Do të ketë të tjera sulme ndaj grupeve terroriste

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, pranë Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka deklaruar se ushtria amerikane do të vazhdoj të kryejë sulme në Afganistan, pas tragjedisë me 170 të vdekur që u regjistrua disa ditë më parë në Kabul.

“Presidenti Joe Biden nuk ka ndërmend të fillojë një luftë të re në Afganistan. Ai gjithmonë do të flasë me komandantët e tij për çfarëdolloj mjetesh që do të nevojiten për të ndëshkuar njerëzit që sulmuan trupat tanë në Aeroportin e Kabulit dhe për t’u siguruar se ne do e dobësojmë tej mase grupin ISIS- K”, tha Sullivan.

Më tej ai shtoi:

“Pra ne do të vazhdojmë të ndërmarrim sulme në distancë, siç bëmë gjatë fundjavës. Ne gjithashtu do të marrim dhe një sërë operacionesh të tjera, që ta nxjerrim atë grup jashtë fushës së betejës”.

Gjithashtu këshilltari i sigurisë foli për kapacitetet luftarake të ISIS-k. Në dijeninë e tyre dhe nga të gjitha të dhënat, nuk ka konfirmime se ata posedojnë aftësi të avancuara ushtarake, por ato dhe mund të vijnë me kohën.

“Nga informacionet që kemi, të siguruara nga komuniteti i inteligjencës, deri më tani grupet terroriste në Afganistan nuk posedojnë aftësi të avancuara ushtarake. Por ato mund të zhvillohen me kohën”, tha Sullivan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *