Ngjarjet që tronditen botën përgjatë 2023

ngjarjet qe tronditen boten pergjate 2023
ngjarjet qe tronditen boten pergjate 2023

21:09 01/01/2024

Tërmeti në Turqi e deri tek lufta në Izrael, lanë gjurmë në kujtesën e të gjithëve në mbarë botën

2023 ishte një vit plot me ngjarje sa interesante aq edhe të dhimbshme. Ngjarje të rëndësishme nga skena politike ndërkombëtare që lanë gjurmë në vitin që jemi gati për t’i thënë lamtumirë. Që me datë 1 janar presidenti i ri i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva mori detyrën e re.

Muaji shkurt mund të përshkruhet pa frikë si muaji i fatkeqësive natyrore. Imazhet e tërmetit të 6 shkurtit  goditën  Turqinë juglindore dhe pjesë të Sirisë para lindjes së diellit i ndjekur nga pasgoditje të shumta.

Tërmetet shkaktuan  më shumë se 50,000  viktima në të dy vendet dhe rrëzuan mijëra ndërtesa duke lënë shumë persona të bllokuar në rrënoja. Ekipet e shpëtimit dhe banorët punuan  me orë të tëra për të larguar banorët nga rrënojat .

Ndërtesa banimi, spitale dhe shkolla u rrafshuan, ndërsa një numër i madh njerëzish mbetën të pa strehë. Moti i keq pengoi përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe dërgimin e ndihmave në zonat e goditura, duke e bërë edhe më të mjerueshme gjendjen e të mbijetuarve.

ngjarjet qe tronditen boten pergjate 2023 1

Në këtë muaj marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës u përkeqësuan. Një balonë kineze mbi shtetin Montana në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara alarmoi jo pak autoritet amerikane. Uashingtoni akuzoi Pekinin se balona po përdorej për qëllime spiunazhi ndërsa Kina  mohoi se bëhej fjalë për një balonë spiunazhi, por për një mjet ajror “civil” për qëllime kërkimore, kryesisht të natyrës meteorologjike.

Balonat janë një nga format më të vjetra të teknologjisë së mbikëqyrjes. Japonia, për shembull, i ka përdorur ato për të lëshuar bomba në SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato janë përdorur edhe nga SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

57 persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh që transportonte kryesisht studentë të universitetit u përplas kokë më kokë me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës në Greqinë qendrore  më 28 shkurt. Më 1 mars, ministri i Transportit Kostas Karamanlis dha dorëheqjen. Kryeministri Mitsotakis fillimisht  u shpreh se aksidenti kishte ndodhur për shkak të një gabimin njerëzor, por më vonë pranoi  gjendjen jo të mirë të  rrjetit hekurudhor për shkak të investimeve të pamjaftueshme dhe neglizhencës.

Autoritetet në shtetin fqinj proceduan me kallëzime të reja penale. Pjesë e hetimit ishte drejtuesi i trenit të pasagjerëve i cili humbi jetën në aksidentin tragjik. Përleshjet shpërthyen në Athinë më 5 mars pasi rreth 10,000 protestues, përfshirë studentë dhe punonjës të transportit  publik, u mblodhën jashtë parlamentit për të shprehur pikëllimin dhe zemërimin.

Izraeli u përshi në një nga krizat më të mëdha të brendshme në historinë e tij nga planet e propozuara nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij e re, për reformën në sistemin gjyqësor.

Në një situatë të ngjashme u gjend edhe Francë, por këtë herë për reformën e pensioneve të presidentit Emmanuel Macron. Macron dëshironte të rriste moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, por kjo u kundërshtua nga qytetarët. Për shefin e Elizesë reforma ishte “jetike” për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve.

ngjarjet qe tronditen boten pergjate 2023

Për herë të parë në historinë amerikane mbi një ish-president amerikan rëndojnë 34 akuza dhe secila prej tyre ka nga një veçanti. Së pari heshtja e dy femrave është blerë me para të cilat i kalojnë mijëra dollarë. Rasti i parë përfshin aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels, e cila u pagua 130,000 dollarë në këmbim të heshtjes së saj, për siç thuhet, një takim intim me Trump në Liqenin Taho të Nevadës në vitin 2006 për të cilën ish presidenti amerikan i ka hedhur poshtë akuzat.

Aktorja e filmave për të rritur , emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, u pagua pasi njoftoi se ishte e gatshme të fliste ose me tabloidin “National Enquirer” ose në televizion, për të konfirmuar takimin intim. Në prill të vitit 2018, Trump këmbënguli para gazetarëve në avionin presidencial se ai nuk kishte dijeni për pagesën e bërë për aktoren Daniels përmes avokatit Cohen.

Në një tjetër akuzë prokurori përmendi gjithashtu edhe rastin e ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, e cila mori 150,000 dollarë nga firma “American Media Inc.”, pasi pretendoi se kishte një lidhje jashtëmartesore 10 mujore me ish presidentin amerikan gjatë vitit 2000. Marrëdhëniet e supozuara mes aktores McDougal dhe Trump u mbajtën të fshehta deri pas publikimit të një shkrimi nga gazeta “Wall Street Journal”, disa ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2016 akuza të cilat sërish janë hedhur poshtë nga Trump.

Mes 34 akuzave që rëndojnë mbi ish-presidentin amerikan është edhe rasti që përfshinte një ish-rojen e kullës Trump, i cili ishte paguar 30,000 dollarë pasi ai pretendonte se kishte të dhëna që Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.

Trump i ka shpëtuar shumë herë rrezikut ligjor. Në Shtëpinë e Bardhë, ai u përball me dy përpjekje të Kongresit për ta larguar atë nga detyra, duke përfshirë sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit të SHBA nga mbështetësit e tij, si dhe një hetim shumëvjeçar për përfshirjen e Rusisë në fushatën e tij në 2016. Në gjyqin e vitit të kaluar për mashtrimin e taksave, zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit synoi biznesin e Trump, por nuk pranoi të akuzonte vetë Trumpin për krime financiare.

ngjarjet qe tronditen boten pergjate 2023 1

Më 6 maj ishte momenti historik kur Çarlsi i Tretë u kurorëzua si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar. Krahas tij, edhe u kurorëzua mbretëreshë edhe bashkëshortja Kamila. Në momentin e kurorëzimit, ushtria britanike e përshëndeti sipas traditës me 62 të shtëna topash.

Djali i madh, Princi Uilliam shpalli besnikërinë ndaj të atit sipas traditës. Nuk mungoi në ceremoni, princi Herri, por pa bashkëshorten Megan Markëll, e cila siç shkruajtën mediat në atë kohë nuk pranoi të ulej në radhët dytësore të pjesëmarrësve në ceremoni.

Më 16 maj moti i keq do të përfshinte Italinë. Një video e xhiruar nga një helikopter tregonte pjesë të tëra nga rajoni i Emilia Romagna nën pushtetin e ujit. 9 persona humbën jetën ndërsa qeveria premtoi 20 mln euro shtesë për të ndihmuar të prekurit.

Sikur të mos mjaftonte lufta dhe bombardimet ruse, Ukraina në 6 qershor u përfshi nga një tjetër tragjedi. Shkatërrimi i digës Nova Khakova solli përmbytje katastrofike. Qindra mijëra  njerëz u evakuuan nga vendbanimet e tyre përgjatë lumit Dnipro të Ukrainës, ndërsa 58 persona humbën jetën, por numri sipas autoriteteve mund të jetë edhe më i lartë për shkak të dëmit katastrofik.

Përmbytja la qindra mijëra vetë pa ujë të pijshëm, dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore u kthyen në kënetë dhe të paktën 500,000 hektarë në “shkretëtirë” pasi mungojë uji për vaditje. Edhe për këtë rast Rusia dhe Ukraina shkëmbyen akuza ndaj njëri-tjetrit për bombardimin e digës së epokës sovjetike.

ngjarjet qe tronditen boten pergjate 2023 2

Një fenomen global i jep lamtumirën Italisë dhe jo vetëm. Silvio Berlusconi dhe epoka e tij përfundoi mëngjesin e 12 qershorit në spitalin San Raffaele të Milanos, ku ai ndërroi jetë. Mes një morie sëmundjes dhe problemesh me vite me shëndetin e tij, ish-kryeministri italian arriti që të bënte histori e cila bëri jehonë edhe jashtë kufijve të Italisë.

Në vitin 1980 ai themeloi Canale 5, rrjetin e parë televiziv komercial të Italisë. Në muajin prill ish-lideri i Forzia Italia u shtrua në spital ku u diagnostikua me leucemi dhe pneumoni të rëndë në mushkëri. Në qershor 2016 ai kreu një operacion në zemër për shkak të bllokimit të një aorte, në prill të 2019 ai u shtrua sërish në spital pas përkeqësimit të shëndetit duke humbur prezantimin e kandidatëve të Forza Italia  në zgjedhje. Në 2020 ai rezultoi me Covid 19 që iu kthye në pneumoni dhe në janar të 2022 pati një infeksion të rëndë urinar.

Përmasat e një tragjedie të madhe mori mbytja e një anije me emigrant në Pylos në jug të Peloponezit në Greqi. 79 emigrantë humbën jetën ndërsa autoritetet 104 prej tyre arritën që të shpëtoheshin. Mediat greke shkruajnë se në bordin e anijes besohet të kenë qenë rreth 750 persona.

Greqia është një nga rrugët kryesore për refugjatët nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Shumica kalojnë në ishujt grekë nga Turqia e afërt, por një numër në rritje varkash gjithashtu ndërmarrin një udhëtim më të gjatë dhe më të rrezikshëm nga Turqia në Itali përmes Greqisë. 

Të gjitha shpresat për të gjetur gjallë pesë personat në nëndetësen civile që humbi kontaktet që nga 20 qershori u shuan. Pas zbulimit të mbeturinave nga nëndetësja Titan në fundin e oqeanit, fokusi i përpjekjeve tani u kthye drejt zbulimit te shkaqeve qe shkaktuan aksidentin.

ngjarjet qe tronditen boten pergjate 2023 3

Paralajmërimet mbi sigurinë e nëndetësen Titan të OceanGate u hodhën poshtë vazhdimisht nga CEO i kompanisë. Rob Mçallum i tha CEO të OceanGate, Stockton Rush, se ai potencialisht po i rrezikonte klientët e tij dhe i kërkoi atij të ndalonte përdorimin e nëndetëses derisa të ishte certifikuar nga një agjenci e pavarur. Një ekspedite turistike kushtonte 250,000 dollarë për person.

Më 24 qershor, presidenti rus Vladimir Putin u zotua të shtypte një kryengritje të armatosur pasi ushtria private e shefit mercenar Yevgeny Prigozhin mori kontrollin e një qyteti jugor si pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake.

Në kryengritjen e parë të armatosur të Rusisë që nga luftërat çeçene dekada më parë, luftëtarët e armatosur rëndë nga milicia Wagner e Prigozhin kishin kontrollin e rrugëve të Rostov-on-Don, një qytet me më shumë se një milion banorë afër kufirit me Ukrainën.

Prigozhin, ushtria private e të cilit zhvilloi betejat më të përgjakshme në Ukrainë, edhe pse kritikoi për muaj të tërë me drejtuesit e lartë, tha se kishte pushtuar selinë e Distriktit Ushtarak Jugor të Rusisë pasi udhëhoqi forcat e tij në Rusi nga Ukraina.

Evropa jugore u godit nga një valë e nxehtësisë ekstreme më 13 dhe 14 korrik, ku një paralajmërim për temperatura të larta ishin  Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia. Temperaturat thyen rekordin aktual të Evropës – 48.8 Celsius të regjistruara në Siçili në gusht 2021. Greqia mbylli Akropolin e lashtë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës më 14 korrik për të mbrojtur turistët.

Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi për një rrezik në rritje të vdekjeve pas valëve të të nxehtit ekstrem. Valët e të nxehtit po shihen gjithashtu në disa pjesë të SHBA-së me temperatura në 54 gradë Celsius në Luginën e Vdekjes në Kaliforni dhe mbi 52 gradë C në veriperëndim të Kinës.

ngjarjet qe tronditen boten pergjate 2023 2

Zjarret e fuqishme shkatërruan turizmin në Greqi më 22 korrik. Ishulli grek i Rodosit për pesë ditë, detyroi qindra njerëz të largoheshin nga fshatrat dhe plazhet. Anijet e rojes bregdetare dhe më shumë se 30 varka private evakuuan të paktën 2,000 njerëz, përfshirë turistë, nga plazhet afër zonave të Kiotari dhe Lardos në pjesën juglindore të ishullit.

Mbështetësit e juntës së Nigerit, e cila shpalli një grusht shteti në vendin e Afrikës Perëndimore më 26 korrik, marshuan në kryeqytetin Niamey më 3 gusht për të protestuar kundër sanksioneve të Afrikës Perëndimore për rrëzimin e presidentit të zgjedhur Mohamed Bazoum. Të tjerët u mblodhën në xhaminë e madhe, duke shpresuar se lutjet e tyre për paqe do të përgjigjen pasi blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, ECOWAS kishte hartuar një plan për të rivendosur sundimin civil me forcë. Blloku i Afrikës Perëndimore ECOWAS tha më 17 gusht se ishte i gatshëm të ndërhynte ushtarakisht në Niger nëse përpjekjet diplomatike për të ndryshuar grushtin e shtetit atje dështojnë. Demonstruesit pro-grusht shteti vërshuan kryeqytetin e Nigerit më 20 gusht, duke u bërë thirrje fuqive të huaja të angazhohen në diplomaci me sundimtarët e tyre ushtarakë.

Gushti ishte më i nxehti në histori, në nivel global, muaji i tretë radhazi ku u vendos një rekord të tillë pas qershorit dhe korrikut më të nxehtë ndonjëherë, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian duke e bërë verën e vitit 2023 më të nxehtën e regjistruar.

Pjesë të mëdha të Evropës Qendrore dhe Skandinavisë panë shira të rrëmbyeshëm që çuan në përmbytje, ndërsa Greqia, Spanja dhe Portugalia panë thatësira që çuan në zjarre. Në Amerikën e Veriut, Alaska pa përmbytje akullnajore ndërsa Hawaii pësoi zjarre shkatërruese që lanë të paktën 115 të vdekur.

Yevgeny Prigozhin

Shefi mercenar Yevgeny Prigozhin i njohur  dikur si “kuzhinieri i Putinit”, mbeti i vdekur pasi një avion privat u rrëzua më 23 gusht, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord. Ai u varros në një funeral privat në një varrezë të Shën Petersburgut më 29 gusht.

Stuhia Daniel goditi Libinë duke shkatërruar pjesë të mëdha të qytetit bregdetar lindor të Derna, si dhe një pjesë të madhe të Greqisë qendrore, Turqisë dhe Bullgarisë. OKB-ja konfirmoi më shumë se 4,000 vdekje nga fatkeqësia, ndërsa mbi 8,500 njerëz mbeten të zhdukur për javë pas katastrofës. Rreth 40,000 të tjerë u zhvendosën në të gjithë Libinë verilindore. Shkalla e shkatërrimit në qytetin Derna të Libisë lindore të goditur nga përmbytjet u tregua nga imazhet satelitore nga Maxar. Një hetim u ngrit për neglizhencë pasi dy diga dështuan në Derna të Libisë që çuan në përmbytje katastrofike që vranë mijëra.

Forcat e Azerbajxhanit marrin kontrollin e Nagorno-Karabakut, një enklavë në territorin e saj të populluar nga armenë etnikë, në një operacion rrufe që filloi më 19 shtator, duke shkaktuar një eksod prej më shumë se 100,000 armenësh në pak javë. Armenia akuzoi Azerbajxhanin për spastrim etnik – një akuzë e mohuar nga Baku, e cila ka këmbëngulur se armenët e enklavës ishin të mirëpritur të qëndronin në territor. Baku ka insistuar gjithashtu se nuk ka ndërmend të sulmojë vetë Armeninë. Forcat separatiste armene në rajonin separatist të Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit u dorëzuan dhe ranë dakord për një armëpushim më 20 shtator.

ngjarjet qe tronditen boten pergjate 2023 4

Në 7 tetor militantët palestinezë në Rripin e Gazës lëshuan mijëra raketa në Izrael duke bombarduar komunitete izraelite dhe duke dëshmuar një inteligjencë të dobët.

240 persona u morën peng dhe 1400 të tjerë humbën jetën pas bombardimeve në Izrael. Një luftë pa një fund të horizont shkaktoi një krizë të madhe humanitare në Gaza, ku mbi 22 mijë kanë mbetur të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur dhe të varrosur nën rrënoja, ku 1% e banorëve në Gaza ka mbetur e vrarë. OKB si dhe OBSH kanë bërë thirrje se vdekjet nga mungesa e ushqimit, ujit dhe ilaçeve mund të jenë më të larta sesa vetë bombardimet.

Një armëpushim i shumëpritur hyri në fuqi më 24 nëntor që bërë të mundur lirimin e më shumë se 100 pengjeve dhe lirimin e qindra të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet e Izraelit. Analistët shprehen se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka strategji për luftën, por ajo që kërkon është të mbetet në pushtet. Duke u përballur me një valë të madhe kritikash për dështimin e tij në inteligjencën për të zbuluar sulmin e 7 tetorit, Netanyahu ka shmangur kryesisht vëmendjen ndërsa zhvillon një luftë me dy fronte, një kundër Hamasit dhe tjetri për mbijetesën e tij politike. Duke u përplasur me gjeneralët, ai mund të shpresojë gjithashtu të shpëtojë reputacionin e tij përmes kthimit të pengjeve , ndërsa refuzon të pranojë përgjegjësinë që mund ta shtynte atë të jepte dorëheqjen.

Klan News


Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts