“Ngjashmëria i bën blerësit konfuzë”/ I kërkuan ndryshimin e emrit, “House of Zana” me pronarë shqiptarë mposht në gjyq gjigantin spanjoll të modës, “Zara” 

“House of Zana” është një biznes i vogël në fushën e modë, në pronësi të Amber Kotrrit, një shtetase angleze me bashkëshortin shqiptar, që ka mundur në një betejë të gjatë gjyqësore, gjigandin e e botës së modës, kompaninë spanjolle “Zara”.

Zara u përpoq që nëpërmjet një procesi gjyqësor ta bënte kompaninë me bazë në Darlington që të ndryshonte emrin, pasi ishte “konceptualisht identike” dhe “ngjashmëria krijonte konfuzion” për blerësit.

Avokatët e Zara-s pretenduan me argumentet e tyre se njerëzit “do ta lexonin gabim, do ta dëgjonin gabim, do ta shqiptonin gabim dhe/ose do ta perceptonin ndryshe “House of Zana” si Zara” dhe se emri ulte prezencën e markës.

Zara e bëri kundërshtimin e saj të hapur kur u njoftua se pronarja e “House of Zana”, Amber Kotrri u përpoq të regjistronte markën e saj tregtare.

Kotrri, e cila e nisi biznesin katër vjet më parë dhe e quajti atë sipas fjalës shqipe për zanën ( një krijesë mistike me flatra që shfaqet në eposin e Shqipërisë), këmbënguli se të dy markat nuk do të ngatërroheshin dhe refuzoi të riemërtonte kompaninë.

Gjithashtu, gjykatësi në vendimin e tij final tha se është i sigurt se blerësi mesatar nuk do të ngatërrohet mes biznesit të vogël dhe kompanisë shumëkombëshe të modës dhe pajisjeve shtëpiake.

Ai tha se emri i biznesit të Kotrrit mund të qëndrojë siç edhe është, duke thënë se dallimet janë të mjaftueshme për të nënkuptuar që konsumatori mesatar nuk do të ngatërrohet.

“Unë e pranoj se zgjedhja e emrit është i nxitur nga trashëgimia shqiptare e zonjës Kotrri dhe ideja e rrobave të prodhuara me delikatesën magjike të zanave dhe nuk gjej asnjë motiv cinik në përdorimin e emrit. Edhe për ata që, bazuar në perceptimin e tyre për komponentin e ngjashëm, kujtojnë fjalën ZARA, mendoj se lidhja mendore do të jetë më shumë se kalimtare”, tha Mattheë Ëilliams.

Ndërkohë, Kotrri tha se ndihej “sikur një barrë e rëndë po i hiqej nga supet”.

“Unë me të vërtetë besoja se do të fitoja, kjo është arsyeja pse e luftova kaq shumë. Por në pjesët e fundit të seancës gjyqësore, kur ata thoshin se nëse humbisja do të më duhej të paguaja tarifat e tyre, pak dyshime mund të zvarriten në mendje në mes të natës. Por unë isha i sigurt se me siguri çdokush mund të shohë se dy emrat nuk janë të ngjashëm”, tha ajo.

Pas fitores kundër kompanisë spanjolle, Kotrri theksoi se shpresonte të kalonte më shumë kohë e fokusuar në rritjen e markës së saj.

Një zëdhënës i Zara tha: “Ne nuk dëshirojmë të bëjmë koment mbi gjykimin, por vazhdojmë t’i urojmë zonjës Kotri suksese në biznesin e saj në të ardhmen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.