Ngjitja e Briken Caljas në majën e botës, qeveria ndryshon ligjin për shpërblimin e medalistëve në peshëngritje. Ja si do të bëhet vlerësimi









Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e kësaj jave një ndryshim specifik në ligjin për vlerësimin e medalistëve në peshëngritje. Ky ndryshim parashikon që për herë të parë shpërblimi i fituesve të  medaljeve të arta në këtë sport të bëhet për secilën garë (shtytje, shkëputje dhe në dygarësh), bazuar kjo në rregulloren ndërkombëtare të peshëngritjes.

briken calja

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se ky ndryshim vlen për të gjithë sportistët që prej korrikut 2020, kur doli për herë të parë Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili kishte këtë mangësi.

Kështu, Briken Çalja do të marrë shpërblimin të një kampioni të përmasave ndërkombëtare.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.