“Ngritja e çmimeve ka qëllim t’i kalojë barrën e keqmenaxhimit shqiptarëve”/ Basha: Asnjë ekran që financohet me paratë e korrupsionit nuk e mbulon dot të vërtetën








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkëputur një pjesë nga fjalimi në Parlament, ndërsa thekson se rritja e çmimeve ka për qëllim që t’ja kalojë barrën e korrupsionit familejeve shqiptare.

“Ngritja e çmimeve ka vetëm një qëllim, t’ia kalojë barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare, gjysma e të cilave jeton në varfëri. Asnjë ekran televizioni që financohet me paratë e korrupsionit nuk e mbulon dot të vërtetën”, shkruan Lulzim Basha në twitter.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në seancën parlamentare, kreu i demokrateve u ndal tek vështirësitë që kalojnë familjet shqiptare. Sipas Bashës, buxheti i lartë që shpenzojnë familjet shqiptare për t’u ushqyer, është një tjetër  tregues i varfërisë.

“Shumica prej jush mund ta ketë harruar, sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyrën e deformuar të mediave që ushqeni me korruspsionin tuaj, por gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 5 dollarë në ditë. Po ashtu, 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime. Kjo është shifra më e lartë në Europë, dhe ky buxhet i lartë që shpenzojnë për t’u ushqyer, është një tjetër  tregues i varfërisë, por edhe çmimeve të larta në raport me të ardhurat të vërteta të shqiptarëve.

Janë edhe pensionistët që orvanten midis dyqaneve dhe farmacive për të blerë sa munden me atë pak që kanë, për të mbajtur veten gjallë.  Janë të rinjtë dhe të rejat që enden të papunë, midis dëshirës për të lënë këtë vend dhe dashurisë për të dhe familjen e tyre që i mban ende këtu, me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë edhe për ta”, u shpreh Basha ndër të tjera në Parlament.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *