Ngritja e komisioneve hetimore/ Balla: Duhet diskutim me opozitën! Shtyrja e mandatit të vettingut? Procesi të përfundojë deri në…








taulant-ballakomisionet

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka deklaruar se shtyrja e ngritjes së komisioneve hetimore, është bërë për shkak se duhet një diskutim mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Balla shprehet se ai ka propozuar dhe uljen e numrit të anëtarëve të komisioneve pas sipas tij, sa më pak anëtarë, aq më shumë punë bëhet.

Kreu i grupti të PS-së, bën me dije se ka Konferenca e Kryetarëve ka marrë në konsideratë kërkesën e deputetit të LSI-së, Petrit Vasili për të qenë pjesë e Komisionit të propozuar për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Komisionet hetimore janë një instrument në duart e Kuvendit, dhe opozitës për të hetuar çështje që pikë së pari kanë një interes publik por, objekti i hetimit dhe puna e këtyre komisioneve rregullohet nga një ligj i posaçëm. Rregullat janë vendosur në kornizë nga Gjykata Kushtetuese, që cakton se është nevoja për tja nënshtruar një diskutimi të gjerë. Kërkesat janë depozituar në fund të javës së kaluar. Ne do fillojmë një process diskutimi për objektin e punës së këtyre komisioneve për të arritur një konsensus për atë që është propozuar. Unë kam propozuar që numri i anëtarëve të komisioneve të mos jetë kaq i madh. Sa më i vogël numri i anëtarëve të komisionit, aq më shumë bëhet. Është marrë në konsideratë kërkesa e deputetit Petrit Vasili që të jetë pjesë e Komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare. Po ashtu, gjej rastin të falenderoj deputetët opozitarë që ramë dakord për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve duke e vendosur Kuvendin në një linjë me universitetet dhe shkollat dhe qasje të tjera që lidhen me luftën kundër pandemisë. Pjesëmarrja do jetë fizike” – tha Balla.

Gjithashtu Balla ka komentuar dhe kërkesën e mazhorancës për shtyrjen e mandatit të institucioneve të vettingut. Duke besuar tek bashkëpunimi me opozitën, Balla thotë se shpreson që këto ndryshime të përfundojnë brenda 25 dhjetorit të këtij viti.

“Unë dua që t’i fillojmë diskutimet që sot. Me dëshirën e mirë që kjo çështje të mos jetë pjesë e një pakete, por nevoja që kemi duhet të na çojë tek depozitimi sa më herët që ekspertët tanë, po punojnë për të hartuar. Është një ndryshim tejet i vogël, është vetëm një fjali e vogël që të shtyhet mandati i institucioneve të vettingut. Besoj se opozita do e mbështesë këtë propozim. Kjo kërkon një kohë 45 ditore, nga dita e depozitimit tek ajo e miratimit. Dua që këto ndryshime të kenë ndodhur deri në krishtlindjet e këtij viti” – tha Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *