Ngrohja globale do “godasë” Britaninë e madhe

14:25 20/07/2021

Alarmi i meterologëve: Pritet të vijë i nxehti ekstrem, njerëzit të tregojnë kujdes

Pas përmbytjeve në Gjermani , Belgjikë, Austri dhe Hollandë pasojat e ngrohjes globale do t’i vuajë Britania e madhe.

Këtë javë pritet të mbërrijë i nxehti ekstrem në Angli.

Ky është paralajmërimi më i fundit që vjen nga “Mett Office”, Shërbimi Kombëtar i Motit për Mbretërinë e Bashkuar.

Temperaturat e larta do të përfshijnë një pjesë të Uellsit, të gjithë Anglinë jug-perëndimore dhe pjesë të Anglisë jugore e qendrore.

Ngritja  e temperaturave nis të enjten për të vazhduar javën e ardhshme ku ato parashikohen të arrijnë në 33 gradë Celsius në disa zona perëndimore.

“Met Office” paralajmëron njerëzit që të shmangin daljet në orët e pikut pasi mund të vuajnë pasoja në shëndet siç mund të jenë lodhje nga nxehtësia apo sëmundje të tjera që lidhen me të nxehtin ekstrem.

Gjithashtu londinezët janë këshilluar që të vizitojnë liqene e lumenj për të kaluar pa probleme temperaturat e larta.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *