Ngujim dhe grevë urie? Bardhi zbulon skenarët e aksionit opozitar: Nëse qeveria vijon me sjelljen arrogante…

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, foli edhe në lidhje me aksionin opozitar.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa në lidhje me deklaratat deputetit Ervin Salianji në mbledhjen e djeshme të grupit, mbi mundësinë e grevës së urisë dhe ngujimit, Bardhi u përgjigj se një hap i tillë do të hidhet në rast së mazhoranca vijon me sjelljen arrogante dhe nuk zbaton Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e GJK.

“I kemi lënë kohën mazhorancës të reflektojë. Nëse nuk do ketë reflektim dhe do vijohet me sjellje arrogante, do shkohet edhe në rrugët e tjera që përmendët ,në kohën dhe momentin e duhur”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts