Ngushtohet ‘laku’! Forcat këmbësore ushtarake ruse 25 km larg nga qendra e Kievit

Forcat e ushtrisë ruse ndodhen 25 km larg qendrës së Kievit. Ky ka qenë paralajmërimi i fortë që bëhet nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, siç duket ‘laku’ rreth Kievit po ngushtohet.

Mësohet se forcat tokësore ruse ndodhen vetëm 15 milje nga qendra e kryeqytetit të Ukrainës, ndërsa në rrethinat e tij ka pasur edhe bombardime. Shpërthimet janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi, raporton BBC Ukraine duke cituar autoritetet lokale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.