Nigeri, 16 të vdekur në sulmin e Boko Haram

Në sulmin e organizuar nga organizata terroriste në verilindje të Nigerisë humbën jetën 16 persona.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, anëtarët e organizatës terroriste sulmuan fshatin Rann, në provincën Borno.

Në sulm humbën jetën 16 persona, përfshirë 1 ushtar dhe 1 vullnetar të ndihmës dhe shumë tjerë u plagosën.

Që nga viti 2009 më shumë se 20.000 njerëz humbën jetën në aktet masive terroriste të organizuara nga Boko Haram, e cila ka ekzistuar në vend që nga fillimi i viteve 2000.

Organizata terroriste që nga viti 2015 ka kryer sulme edhe në kufijtë fqinjë të vendit si Kamerun, Çad dhe Niger. Ndërsa të paktën 2.000 njerëz humbën jetën në sulmet e organizatës në pellgun e Liqenit të Çadit.

Qindra mijëra njerëz u detyruan të emigronin për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve në vend.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *