Nigeri, 20 persona të vdekur në një aksident rrugor

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së një autobusi pasagjerësh dhe një automjeti në provincën Kano të Nigerisë, në Afrikën Perëndimore.

Komisioneri i Sigurisë së Brendshme dhe Punëve të Brendshme të Provincës Kaduna, Samuel Aruwan, në një deklaratë tha se një autobus udhëtarësh dhe një automjet u përplasën në zonën Kauran Wali, në autostradën Kano-Zaria.

Aruwan theksoi se sipas raporteve të para 20 persona humbën jetën në aksident dhe shumë të tjerë u plagosën.

Duke deklaruar se të plagosurit u dërguan në spital dhe disa prej tyre ishin në gjendje të rëndë, Aruwan shprehu shqetësimin e tij për rritjen e numrit të të vdekurve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *