Nigeri, gjatë sulmit të armatosur rrëmbehen shumë studentë

Gjatë një sulmi të armatosur të personave të panjohur mbi një minibus, i cili transportonte studentë në shtetin federal nigerian Abia, janë rrëmbyer shumë persona.

Komisari për informacione në shtetin federal Abia, John Kalu, deklaroi se persona të armatosur sulmuan minibusin me studentë në autostradën Okigwe – Uturu.

Kalu tha se minibusi po transportonte studentë të Universitetit Abia dhe shtoi se dy prej tyre arritën të shpëtonin nga sulmuesit.

Duke theksuar se forcat e sigurisë së shtetit fqinj Imo do të marrin pjesë gjithashtu në shpëtimin e studentëve, Kalu tha se nuk do të ndahen resurse për sigurinë e studentëve të rrëmbyer.

Disa sulme janë kryer në shtetet nigeriane Benue, Plateau, Katsina dhe Zamfara që nga fillimi i vitit, ku nxënësit u rrëmbyen, ndërsa më 20 prill, 16 studentë nga Universiteti privat i Green Field në shtetin e Kaduna ishin rrëmbyer.

Për shkak të sulmeve të shpeshta në disa shtete federale, mësimi është pezulluar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *