Nigeri, lirohen 73 nxënës të rrëmbyer

Autoritetet nigeriane njoftuan se të gjithë 73 nxënësit e shkollave të mesme që u rrëmbyen më 1 shtator në provincën Zamfara janë liruar.

Këta janë nxënës të shkollave të mesme të cilët u rrëmbyen nga një grup i armatosur rrëmbyesish në shkollën Kaya Day në qytetin Maradana, ndërsa mediat shtetërore nigeriane sot raportuan se të gjithë nxënësit janë liruar.

I njëjti burim nuk zbuloi mënyrën se si u liruan nxënësit e rrëmbyer.

Rrëmbyesit më parë kishin kërkuar shpërblesë për lirimin e pengjeve, ndërsa qeveria nigeriane tha se ata nuk do t’i jepnin paratë.

Guvernatori i provincës Zamfara, Bello Matawalle, mbylli të gjitha shkollat ​​në rajonin nigerian pas rrëmbimit.

Nigeria është bastion i sulmeve dhe rrëmbimeve të shpeshta të armatosura. Objektivat më të zakonshëm të sulmeve janë vendbanimet rurale dhe shkollat.

Autoritetet nigeriane kanë ndaluar përdorimin e motoçikletave në disa provinca, që është mjeti më i zakonshëm i transportit për grupet e armatosura. Konfliktet fisnore dhe organizata terroriste Boko Haram janë gjithashtu ndër problemet kryesore të sigurisë në Nigeri.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *