Nigeri, numri i viktimave nga epidemia e kolerës në provincën Katsina rritet në 75

Numri i personave që humbën jetën nga epidemia e kolerës në provincën Katsina të Nigerisë është rritur në 75.

Komisioneri Shtetëror i Shëndetit në provincën Katsina, Yakubu Danja, njoftoi se brenda tre ditëve nga epidemia që u përhap në pjesë të ndryshme të shtetit humbën jetën 25 persona.

Danja po ashtu njoftoi se në provincë që nga 5 maji i këtij viti janë diagnostikuar 1.534 raste të kolerës.

Duke theksuar se ilaçet urgjente dhe furnizimet mjekësore janë dërguar nëpër rajone, Danja u bëri thirrje banorëve të jenë vigjilentë kundër epidemisë.

Teksa epidemia vazhdon në Nigeri që nga muaji janar, mjekët filluan grevën me arsyetimin se nuk mund të marrin pagat e tyre.

Pamundësia për të përmbushur nevojën për ujë të pastër dhe për të siguruar ndërhyrje mjekësore në kohë rrit rrezikun e vdekjes nga kolera në Nigeri.

Epidemitë si malarja, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi i majmunit hasen shpesh në këtë vend të Afrikës Perëndimore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *