Nigeri, rritet numri i të vdekurve nga sulmi me armë në shtetin Sokoto

Numri i të vdekurve nga dy sulmet e armatosura në shtetin Sokoto të Nigerisë është rritur në 45.

Në një deklaratë, Guvernatori i Sokotos, Aminu Waziri Tambuwal, deklaroi se numri i njerëzve që humbën jetën në sulmet e armatosura në rajonet Illela dhe Goronyo të shtetit është rritur në 45.

Duke theksuar se shumë njerëz të plagosur në sulmet u trajtuan në spitale, Tambuwal tha se u dogjën edhe shumë shtëpi.

Ai njoftoi se forcat e sigurisë u dërguan në rajon dhe u shpall orë policore deri në njoftim të mëtejmë.

Gjithashtu njoftohet se 29 persona u vranë në sulmet e 14 dhe 15 nëntorit në rajonet e njëjta.

Presidenti i Nigerisë, Mohammad Buhari, kishte urdhëruar vendosjen e trupave shtesë në provincën Sokoto pas sulmit.

Përdorimi i motorëve është ndaluar në disa shtete për shkak të sulmeve të fundit nga persona të armatosur në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *