Nigeri, sulmues të armatosur vrasin 21 persona

Dhjetëra banditë me motoçikleta kanë qëlluar dhe vrarë 21 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, mbi tre komunitete në zonën e qeverisë lokale Batsari të shtetit Katsina në veri të Nigerisë.

TĂ« hĂ«nĂ«n disa persona tĂ« armatosur me pushkĂ«,  sulmuan fshatin Tsauwa rreth orĂ«s 11:30 sipas kohĂ«s lokale dhe vranĂ« 19 banorĂ« nĂ« njĂ« sulm qĂ« vazhdoi deri nĂ« orĂ«t e para tĂ« sĂ« martĂ«s.

Të dielën në mëngjes, personat e armatosur sulmuan gjithashtu fshatrat Ajiya dhe Yasore, ku ata vranë 2 persona.

Një burim në komunitetin Tsauwa tha se personat e armatosur hipnin në motoçikleta dhe qëllonin në mënyrë sporadike për të trembur banorët.

“Kur ata erdhën, filluan të hapnin zjarr dhe të ndiqnin njerëzit që po përpiqeshin të iknin në tokat bujqësore”, tha ai.

“Ata qëlluan disa persona të cilët kishin arritur të shpëtonin dhe vranë disa dhe plagosën shumë të tjerë. Në numërimin e fundit, ata vranë 19 persona dhe ne i varrosëm të martën ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për trajtim”, tha burimi.

Sipas burimit, personat e armatosur dogjën shumë shtëpi në fshat si dhe dyqane ushqimore dhe u larguan duke marrë me vete sende me vlerë, përfshirë kafshë shtëpiake.

“Personat e armatosur kishin ardhur në komunitetin tonë rreth 15 ditë më parë por kishin hasur në rezistencë nga banorët”, thuhet më tej.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *