Nikol Pashinyan sërish kryeministër i Armenisë

Presidenti i Armenisë, Armen Sargsyan, nënshkroi dekretin për emërimin e Nikol Pashinyan-it si kryeministër pas nominimit në parlament.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Armeni më 20 qershor, Pashinyan u nominua si kryeministër me shumicën e deputetëve që ai siguroi.

Sipas deklaratës së bërë nga Presidenca e Armenisë, Armen Sargsyan nënshkroi dekretin për emërimin e Pashinyan-it si kryeministër.

Sipas kushtetutës së vendit, qeveria e re duhet të formohet brenda 15 ditëve pas emërimit të kryeministrit.

Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Armeni më 20 qershor, Partia e Kontratës Civile e drejtuar nga Nikol Pashinyan zuri vendin e parë me 53,91 për qind të votave.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *