Nikoll Lesi: Sot gazeta KOHA JONĂ‹ mbush 30 vjet!






Nga Nikoll LESI

cc

Si sot 30 vite më parë doli gazeta e parë e lirë në Shqipëri, KOHA JONË. Pa ligj se nuk kishte ligj shtypi, pa zyra se nuk na jepnin zyra, pa makinë se nuk kishim lekë, mes njerëzve që me shumë bërtisnin LIRI-DEMOKRACI, por që lexonin të ndarë vetëm ZP dhe RD.

Me një makinë shkrimi të kohës së vjetër, ku mungonin gërmat “S”, “B”, “F” dhe “N”, nxorëm shkrimet e para që bënë historinë.

Ashtu të rinj, të panjohur dhe pa asnjë shkollë gazetarie, por me një kurajë dhe natyrisht me një talent të lindur, bëmë histori.

E nisëm nga qyteti i Lezhës, një qytet i kulturës, dhe erdhëm në Tiranë fare të rinj, aventurierë se do bënim një Shqipëri si Zvicra, që nuk e njihnim frikën. As lekun, as presionin, as pazaret me pushtetin.

Asokohe nuk kishte internet, as rrjete sociale, as celularë, asgjë nga kjo botë e sotme digjitale. Por kishte pasion, kurajë, këmbë për të ecur te lajmi dhe mendje e kthjellët për të shkruar të vertetën që fshihej skutave të pushtetit.

Nuk e kuptonim fjalën LEKË! E donim vetëm sa për të paguar shtypshkronjën apo biletën majë skodës me zhavorr nga Lezha drejt Tiranës.

KOHA JONĂ‹ Ă«shtĂ« njĂ« ikonĂ« e medias sĂ« lirĂ«.  GazetarĂ«t e bĂ«nĂ« atĂ« tĂ« madhe, ku secili/a la diçka tĂ« mirĂ« brenda,  sikurse edhe mori gjenĂ« mĂ« tĂ« bukur prej saj; kurajĂ«n dhe tĂ« qĂ«nit njeri i lirĂ«. MorĂ«n “ADN” e KohĂ«s qĂ« tĂ« gjithĂ«, edhe ai (ajo) mĂ« i urti.

Nëse shikon sot analistët kryesorë, gazetarët, drejtuesit e mediave të sotme në Shqipëri, mbi 80 përqind e tyre e kanë markën MADE IN KOHA JONE.

Gazeta kaloi në këto 30 vite në kalvare arrestimesh, ndjekje penale, kontrolle nga shteti si hakmarrje për shkrimet, vendosje tritoli nga bandat e shtetit, u dogj redaksia siç bënin nazistët ndaj fjalës së lirë; gazeta ra në gropa financiare, por me shumë vendosmëri ia doli të mos mbyllej.

KOHA JONË, si çdo kala e fortë me gazetarë trima, qëndroi përballë pushteteve, sidomos të PD-së ndër vitet 1992-1997 dhe të PS prej viteve 2003-2005, e rrethuar nga pushteti dhe nga mafia. Edhe me pushtetin e Edi Ramës betejë po bën KOHA JONË, tash sa vite, por për hir të së vertetës ky pushtet nuk u mor me KOHA JONË që ta ndalonte apo arrestonte, siç bënte dikur pushteti i Berishës dhe ai Fatos Nanos. Mundet që Edi Rama e njeh mirë “zjarrin” Koha Jonë, se ka qenë brenda kësaj kështjelle, dikur.

Dhe prapë do merremi me Edi Ramën, se besojmë se më mirë një media jo e pushtetit dhe pa para, se sa me pushtetin duke lëpirë tasin e pushtetit.

KOHA JONË pati ndër vite “hamzakastriotët” e saj, por prapë sot mbushi 30 vite, paçka se pabesitë ndaj saj nuk kanë sosur dhe nuk janë ngopur, ata si “hamza”!

Kemi bërë gabime, por jo faje; jemi nxituar por nuk e kemi nisur me strategji gabimin; kemi qenë në disa momente këto vite të anësuar disi, por duhej se flitej për opozitën.

Nganjëherë edhe gazetaria militante, në pak kohë, kur bëhet me qëllime të mira dhe jo përfituese, ka vlera. Nuk jemi akoma një shoqeri e lirë, siç mendonim në 11 maj 1991, kur u themelua si e pavarur.

30 vite u bënë sot!

Por a do vazhdojë prapë KOHA JONE si print, pra si gazetë që do të dalë në treg? Apo do shikojë një mënyrë tjetër konkurence të kohës digjitale, duke synuar një shoqëri mediatike me portale, me televizion dhe me gazetë PDF online?

Kjo mbetet zgjidhje jo e lehtë për t’u vendosur ditën e 30 vjetorit!

Një falënderim shkon për gjithëkënd që punoi në këto 30 vite në KOHA JONË!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *